Të tronditur dhe tepër të indinjuar janë dhe deputetët PS-së Erjon Braçe dhe Ilir Gjoni të cilët bëjnë me faj qeverinë se dita ditës po vërteton se nuk është e aftë të mbrojë jetën e qytetarëve.
EDI RAMA
"Adem Tahirin e kam njohur dhe ishte nje djale nga ata qe i quajme "zotni"! Ngushellimet me te ndjera per familjen e miqte ne Tropoje e kudo. Vrasja Adem Tahirit alarm bucites per epersine qe ka marre krimi mbi shtetin dhe pasigurine e kudondodhur ne gjithe territorin e vendit. Dua te ngushelloj e inkurajoj sot cdo komisar e polic te ndershem ne perballjen me krimin megjithe kushtet e patolerueshme te punes se vet. Dhe dua te garantoj cdo qytetar se do t'I japim ketij vendi sigurine e munguar dhe uniformes blu autoritetin e plote te ligjit ne territor".
AHMET PRENCI
“Dora kriminale qëllon mbi Shefin e Komisariatit Shijak Adem Tahiraj dhe i merr jetën. Adem Tahiraj prej më se 20 vjetësh ishte shërbëtori i shtetit, oficeri trim dhe me talent që ka punuar në sektorët më të vështirë të Policisë së Shtetit. E tmerrshme ! Që sot nuk do të kemi mes nesh vëllain, kolegun dhe shokun tonë të dashur. Dhimbje e madhe për familjen,kolegët dhe shoqërinë. Me shume se kurrë kërkojmë Drejtësi.”- shkruan në profilin e tij në Facebook, Ahmet Prençi ish drejtori i Policisë së Shtetit, para se në këtë post të emërohej Hysni Burgaj.
PJERIN NDREU
Pjerin Ndreu, ish drejtori i policisë së Tiranës shkruan në profilin e tij në facebook
“Adem Tahiraj. Shefi i komisariatit të Shijakut, një ndër yjet e policisë së shtetit, shoku e vëllai yne me të cilin kemi ndarë me qindra situata të rrezikshme sapo është vrarë nga dora e krimit...! Jam i shokuar nga humbja e mikut tim, nga kapitullimi i shtetit përballe krimit duke e inspiruar që të vrasë këdo..! Kjo është një njolle turpi për të gjithë..! Ky djalë nuk duhet të vdiste kurrë...kurrë!”
ERJON BRACE
Erjon Braçe, deputeti i PS-së shkruan në facebook
"Krimi po kalon cdo cak! Sapo është vrarë shefi i komisariatit të Shijakut Adem Tahiri. Tahiri ishte në aksion për të arrestuar një person të shumëkërkuar. Aksioni po kryhej në zonën më kriminale por edhe më të pa shqetësuarën nga policia, Zonën e Shijakut dhe fshatrat rreth saj.
ILIR GJONI
Më i ashpër qëndrimi i Ilir Gjoni, deputet i PS-së që mban dhe postin e nënkryetarit të komisionit të Sigurisë. Ai akuzon qeverinë dhe ministrinë e brendshme se nuk është e aftë të mbrojë jetën e njerëzve të shtetit por as të qytetarëve. Gjoni shkruan në profilin e tij në facebook:
“Mediat sapo njoftuan se është vrarë me armë zjarri shefi komisariatit të Shijakut. Ngjarje e rëndë dhe tragjike. Humb jetën një punonjës i shtetit. Kjo vrasje e rëndë është në vazhdën e rrënimit të situatës së sigurisë në vend. Le të vazhdojë të fryhet e ngërdheshet kryeministri dhe
Ministri i Brendshem i partisë. Një ministri e korruptuar deri ne kockë, ku drejtimin e kanë marrë në dorë militantët partiakë, të paaftët, njerëz me precedente penale, një ministri e kthyer në kthinë të partisë në pushtet nuk mund kurresesi të vendosë rend e të garantojë jetën e qytetareve. E si mund të presësh siguri kur njëri pas tjetrit në rresht si korba nga Lulzim Basha, Bujar Nishani e ky humoristi i fundit nuk bëjnë gjë tjetër veçse fryhen ekraneve e tribunave duke na folur për arritjet e tyre ndërkohë që njerëzit vriten e priten në mes të ditës, në mes të qytetit. Nuk ka siguri nga një qeveri e cila jo vetëm nuk siguron qytetarët por i vret ata siç ndodhi në 21 Janar.
(sg/shqiptarja.com)