Problemet me furnizimin me ujë të pijshëm në Shijak, përmirësohet situata, dy investime të rëndësishme në rrjetin e ujësjellësit, brenda pak kohësh drejt përfundimit
Punimet në Shjiak për përmirësimin e furnizimit me ujë
Shijakut po përballet me një situatë të vështirë në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm.
Temperaturat e larta dhe thatësira kanë bërë që të pakësohet sasia e ujit që shërbente për të furnizuar qytetin e Shijakut dhe fshatrat përreth. Aktualisht stacioni i pompave në Fushë Krujë po punon me kapacitet të plotë për të garantuar sasinë maksimale që prodhohet nga ky stacion për furnizimin e popullatës.
Një pjesë e fshatrave të Shijakut dhe ish njësia administrative Xhafzotaj, furnizohen me ujë nga burimi i Fushë Kuqes. Me fonde të buxhetit të shtetit po kryhen dy investime njëherësh, në mënyrë që të ketë përmirësim të furnizimit me ujë. Investimet po kryhen me fonde të buxhetit të shtetit dhe autoriteti kontraktor është Bashkia e Shijakut.
Investimi i parë ka të bëjë me ndërtimin e linjës së re nga depo e Shilorës deri në Maminas, e cila do të shtojë sasinë e ujit, ndërsa investimi i dytë lidhet me ndërtimin e rrjetit të ri shpërndarës brenda qytetit. Të dy investimet pritet të përfundojnë pas afro dy javësh dhe pas kësaj situata në furnizimin me ujë pritet të përmirësohet ndjeshëm.
Në kushte të tilla Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve duke iu kërkuar atyre që të mos e shpërdorojnë ujin për larje automjetesh apo vaditje. Për shkak të thatësirës së gjatë, niveli i ujit në puset nga ku nxiret uji ka rënë me rreth 1.5 metër, krahasuar me një vit më parë. Me gjithë kushtet e vështira atmosferike, Ujësjellës Kanalizime Durrës është në gatishmëri me stafin e vet për të furnizuar popullatën me ujë të pijshëm sipas grafikut të miratuar.
S.C/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me nismën e PS për të zbuluar politikanët bashkëpunëtorë të ish-sigurimit?
-
PO
89.6%
-
JO
7.4%
-
NUK E DI
3%
Vota total: 6323
Lajme të tjera
-
2-3 orë në radhë për të hyrë në Shqipëri, emigrantët: Nuk e dimë çfarë ka ndodhur! Rrimë gjithë ditën në rrugë me fëmijë të vogël
13 Gusht, 12:07
-
39 vite nga vdekja e Musine Kokalarit, shkrimtares revolucionare të regjimit komunist që humbi jetën në internim
13 Gusht, 12:05
-
Raq Manushi, sportisti dhe qytetari
13 Gusht, 11:48
-
Shembet nga erërat e forta podiumi i festivalit të Medusës në Spanjë! Humb jetën 28-vjeçari, plagosen 20 të tjerë (VIDEO)
13 Gusht, 11:47
-
Asgjësohen 4945 rrënjë kanabisi në 6 qarqe të vendit, ishin kultivuar në zona të thella malore! Policia zbriti me litar për të djegur bimët narkotike
13 Gusht, 11:33
-
Arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali! U kap me drogë, sekuestrohen 300 mijë euro! Si e ndihmonte e dashura rumune për pastrimin e parave
13 Gusht, 11:27
-
Jeni gati? Këto janë shenjat më llafazane të horoskopit, e kanë gjithnjë diçka për të thënë
13 Gusht, 11:18
-
Nis sot Seria A, Milani pret Udinesen e Interi luan në Lecce, Barcelona regjistron blerjet e reja për sfidën e parë
13 Gusht, 10:51
-
GJKKO i komunikon masën 'arrest me burg' ish shefit të Policisë së Dhërmiut, u vu në pranga për lidhjet me Habilajt! Dënohet për 3 vepra penale
13 Gusht, 10:44
-
Greqi/ Hyn me makinë brenda Gjykatës së Apelit, 35-vjeçari: Kam eksploziv dhe drogë me vete
13 Gusht, 10:40
-
Radha kilometrike në Kakavijë, Meta thirrje Ramës dhe Xhaçkës: Ndërprisni pushimet, qytetarët të mos trajtohen si njerëz pa atdhe! Ngrihuni në këmbë për garantimin e lëvizjes së lirë
13 Gusht, 10:30
-
Shkrumbohet nga flakët një makinë pranë Ndroqit, alarmohen qytetarët (VIDEO)
13 Gusht, 10:29