Problemet me furnizimin me ujë të pijshëm në Shijak, përmirësohet situata, dy investime të rëndësishme në rrjetin e ujësjellësit, brenda pak kohësh drejt përfundimit

Problemet me furnizimin me ujë të pijshëm në Shijak, përmirësohet situata, dy investime të rëndësishme në rrjetin e ujësjellësit, brenda pak kohësh drejt përfundimit

Punimet në Shjiak për përmirësimin e furnizimit me ujë

Shijakut po përballet me një situatë të vështirë në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm.

Temperaturat e larta dhe thatësira kanë bërë që të pakësohet sasia e ujit që shërbente për të furnizuar qytetin e Shijakut dhe fshatrat përreth. Aktualisht stacioni i pompave në Fushë Krujë po punon me kapacitet të plotë për të garantuar sasinë maksimale që prodhohet nga ky stacion për furnizimin e popullatës.

Një pjesë e fshatrave të Shijakut dhe ish njësia administrative Xhafzotaj, furnizohen me ujë nga burimi i Fushë Kuqes.  Me fonde të buxhetit të shtetit po kryhen dy investime njëherësh, në mënyrë që të ketë përmirësim të furnizimit me ujë. Investimet po kryhen me fonde të buxhetit të shtetit dhe autoriteti kontraktor është Bashkia e Shijakut.

Investimi i parë ka të bëjë me ndërtimin e linjës së re nga depo e Shilorës deri në Maminas, e cila do të shtojë sasinë e ujit, ndërsa investimi i dytë lidhet me ndërtimin e  rrjetit të ri shpërndarës brenda qytetit. Të dy investimet pritet të përfundojnë pas afro dy javësh dhe pas kësaj situata në furnizimin me ujë pritet të përmirësohet ndjeshëm.

Në kushte të tilla Ujësjellës Kanalizime Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve duke iu kërkuar atyre që të mos e shpërdorojnë ujin për larje automjetesh apo vaditje. Për shkak të thatësirës së gjatë, niveli i ujit në puset nga ku nxiret uji ka rënë me rreth 1.5 metër, krahasuar me një vit më parë. Me gjithë kushtet e vështira atmosferike, Ujësjellës Kanalizime Durrës është në gatishmëri me stafin e vet për të furnizuar popullatën me ujë të pijshëm sipas grafikut të miratuar.

S.C/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Qëllimi i vetëm i takimit me Albin Kurtin është ruajtja e paqes dhe stabilitetit

Vuçiç: Qëllimi i vetëm i takimit me Albin Kurtin është ruajtja e paqes dhe stabilitetit