Përbërësit:
- 500 gr miell
- 1 lk sodë
- 3 vezë të plota
- 150 gr sheqer
- 150 gr gjalpë
- 4 lgj mjaltë
- 1 fk ujë
- 1 e verdhë veze
- Pak reçel
Përgatitja:
Trazojmë miellin me sodën dhe krijojmë një hapësirë në mes. Në një tas hedhim vezët dhe sheqerin, i rrahim, më pas shtojmë gjalpin e shkrirë, mjaltin dhe ujin. I përziejmë mirë dhe i hedhim tek mielli duke zenë një brumë jo shumë të fortë.
Hapim brumin në tavolinë, e ndajmë në forma dhe i lyejmë me të verdhë veze. Vendosim në qendër të pastave pak reçel sipas preferencës dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius.