Shimonoviç: OKB kërkon hetim
ndërkombëtar për Kumanovën
Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ivan Shimonoviç, ka kërkuar hetim ndërkombëtar për konfliktin e Kumanovës, ku mbetën të vrarë 22 persona.
Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ivan Shimonoviç, ka kërkuar hetim ndërkombëtar për konfliktin e Kumanovës, ku mbetën të vrarë 22 persona. Gjatë vizitës së tij dyditore në Maqedoni, Shimonoviç mori pjesë në një konferencë, ku nënvizoi nevojën e ndihmës ndërkombëtare.
“Duhet të bëhet një hetim i menjëhershëm dhe i pavarur për rastin e Kumanovës, si dhe për rastin e përgjimeve. Kam biseduar me prokurorin për rastin e Kumanovës dhe ai më tha se disa prej hetimeve janë në progres. Por mendoj se për këtë do të jetë e nevojshme që të ketë një ndihmë ndërkombëtare. Ky hetim ka dimensionin e tij ligjor por ka edhe dimension politik. Më rëndësi është që rezultatet e hetimit të jenë të besueshme për të gjithë”, theksoi Shimonovic.
Një çështje për të cilën Shimonoviç shprehu interes është edhe afera e skandalit të përgjimeve. Sipas tij, Në Maqedoni janë rrënuar të drejtat e njeriut përmes përgjimeve masive , por edhe në përmbajtjen e regjistrimeve zbulohet mosrespektimi i të drejtave të njeriut. Shimonovic bëri thirrje për tejkalimin e krizës politike dhe inkurajoi bisedimet që po zhvillohen mes faktorëve politikë me ndërmjetësim ndërkombëtar.
“Përshëndes bisedimet e partisë në pushtet dhe opozitës por kjo duhet patjetër të përfshijë edhe sektorin civil, në mënyrë që të kthehet besimi publik. Gëzohem që ka filluar dialogu politik, si dhe faktin që i pranishëm në to ka qenë edhe komisionari Han. Besoj se ka mundësi për zgjidhje të krizës por nëse kjo bëhet në korniza të të drejtave të njeriut. Zgjidhja e krizës me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve përveçse në Strasburg, më së shumti duhet të bëhet brenda në shtet”, theksoi Shimonovic./shekulli/
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.9%
-
Frikë se humbin
43.2%
-
Arsye të tjera
7.9%
Vota total: 1501
Lajme të tjera
-
Rama: Po hartojmë draftin, s’ka më lejë ndërtimi për kompanitë që japin paga minimale! Metri katror ka shkuar mbi 1 mijë euro, ç’kuptim ka ky shfrytëzim?
29 Mars, 14:49
-
U arrestuan pas përplasjes me policinë polake, lirohen 4 tifozët e kombëtares shqiptare
29 Mars, 14:42
-
FOTO/ Pamjet në Zelandën e Re mahnitin botën, spektakël dritash në qiej
29 Mars, 14:38
-
Erion Veliaj flet me emra: JOQ dhe Lolita u vendosin gjoba linjave të autobusëve! Ja kush janë pronarët
29 Mars, 14:31
-
'Ti dhe Luizi çift gjithë jetën', Kiarës i del në mbrojtje gjyshja: Ta dinë të gjithë kush je ti, dje duhet ta kishin lënë BBV banorët
29 Mars, 14:23
-
Vajzat arbitre: Të arbitrosh ndeshjet e meshkujve? Ja çfarë na bën përshtypje…
29 Mars, 14:18
-
Shefi i Bankës Qendrore Evropiane pret 'rënie të shpejtë' të inflacionit
29 Mars, 14:16
-
40 emigrantë të vdekur nga zjarri në një qendër pritjeje në Meksikë! Presidenti: Refugjatët i vunë flakën dyshekëve (Pamjet e rënda)
29 Mars, 14:12
-
Moska: Armët bërthamore në Bjellorusi, mesazh për NATO-n
29 Mars, 13:59
-
Putin e pranon: Sanksionet mund të kenë efekt negativ në ekonominë ruse
29 Mars, 13:58
-
Rënie e ndjeshme e shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, 147 mijë më pak se një vit më parë
29 Mars, 13:51
-
'Për Conten është kohë e vështirë, humbi tre miq', drejtori i Tottenham: I drejtë shkarkimi
29 Mars, 13:48