Shirat e rrëmbyer godasin
Kinën, përmbytje në shumë zona

Shirat e rrëmbyer godasin <br />Kinën, përmbytje në shumë zona
KINE - Shirat e rënda kanë vazhduar të godasin përgjatë dy ditëve provincat në lindje, në qendër si dhe në verilindje të Kinës, duke shkaktuar përmbytje në shumë zona, dëmtime serioze në shtëpi dhe rrugë, duke bllokuar trafikun dhe duke prekur jetën e njerëzve të zonës.

Gjatë ditës së shtunë, një stuhi e fortë shiu ka përmbytur zonën e Tanghe në pjesën qendrore të Kinës, duke shkaktuar përmbytje në shumë zona banimi si dhe bllokimin e banorëve brenda ndërtesave të tyre.

Mbi 50 persona u evokuan përgjatë 5 orëve me ndihmën e brigadës së zjarrfikësve.

Gjithashtu zona tjera në lindje dhe verilindje të vendit u pushtuan nga reshjet e furishme të shoqëruara me erë të fortë. Shumë shtëpi u shkatërruan, pati ndërprerje të energjisë elektrike si dhe pemë të rrëzuara nëpër rrugë. Stuhia shkatërroi gjithashtu një pjesë të vreshtave të pambukut.

Ndërsa në qytetin e Shengzhou në lindje të Kinës, një stuhi shiu e cila vazhdoi përgjatë dy orëve, pothuajse e përmbyti të gjithë vendin, ku në disa zona uji ngrihej mbi 30 centimetra.

(ed.ka/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë

Morali fake i gazetarëve inkuizitorë që janë opozitarë në Tiranë dhe qeveritarë në Prishtinë