Shirat, Gjanica del nga shtrati
përmbyten dhjetëra shtëpi

Shirat, Gjanica del nga shtrati <br />përmbyten dhjetëra shtëpi
FIER - Dhjetëra shtëpi banimi janë përmbytur si pasojë e daljes nga shtrati gjatë natës të lumit Gjanicë për shkak të shirave të rënë gjatë 48 orëve të fundit në zonat jugore të vendit.

Lumi Gjanicë i cili përshkon qytetin e Fierit mes për mes tij, për shkak të shirave të rëna në zonat jugore të vendit dhe derdhjes së tyre në këtë lumë, ka dalë nga shtrati duke përmbytur shumë shtëpi banim të cilat janë ndërtuar rreth 100 metra larg tij, një pjesë të magazinave të tregut industrial si dhe lokale pranë tij të ngritura afër shtratit të këtij lumi. Vërshimi i ujit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit rreth orës 03:30.

Rreth 70 shtëpi banimi janë zgjuar mëngjesin e sotëm të përmbytura nga ujërat e lumit Gjanicë. E njëjta situatë është shfaqur edhe mbi 20 dyqane të tregut industrial në vendin e quajtur “Ura me shkallë”. Ujërat janë futur në dyqane duke dëmtuar mallrat e tyre, ndërsa ato që ishin më afër lumit kanë lundruar nënë ujë.

Ndërkaq, lokale, restorante të ndërtuar rreth 150 metra larg lumit janë përmbytur duke sjellë dëmtime të mëdha. Përmbytje ka pasur në lagjen“Liri” , “1 maji” ndërsa lokale të përmbytura janë rreth katër të tilla, ku uji ka depërtuar brenda ambienteve të tyre.

Pasi janë njoftuar për përmbytjet, tregtarët janë gjendur pranë magazinave ku strehonin mallrat me qëllim largimin e tyre, një pjesë e të cilave janë përmbytur për shkak se ndodheshin më pranë lumit.

Lidhur me daljen e lumit Gjanicë nga shtrati bëjnë fajtor pushtetit vendor, i cili sipas tyre nuk merr masa për kanalizimin e rrugëve në këto lagje, të cilat përmbyten çdo vit.

Pothuajse çdo herë që bie shi, sidomos në muajin dhjetor, lumi del nga shtrati në sipërfaqe të mëdha, ku dëmet janë të pallogaritshme. Bashkia e Fierit ka një projekt për rehabilitimin e këtij lumi, por ende edhe sot nuk ka donatorë.

lumi gjanice fier permbytje me logo
(Foto, dalja nga shtrati e lumit Gjanicë)

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta