Shirat, Gjanica del sërish nga
shtrati, dëme të shumta materiale

FIER - Shirat e orëve të fundit sidomos ai mbrëmshmi dhe ai gjatë gjithë ditës së sotme që ka rënë me intesitet të madh në zonën e Mallakastrës dhe në jug të vendit tone, ka bërë që të dalë nga shtrati për të disatën herë lumi Gjanica. Lumi, i cili kalon mes për mes qytetit të Fierit ka nisur të vijë më rrëmbim në orët e mbasdites së sotme dhe më pas furia e tij e madhe ka arritur kulmim rreth orës 19:00. Gjanica ka rrëmbyer gjthçka i ka dalë përpara.

Kanë qenë pikërisht tregtarët e e tregut industrial të vendit të quajtur | Ura me Shkallë” ngritur në breg të lumit që kanë dhënë alrmin të parët duke njoftuar njëri-tjetrin për situatën e krijuar, duke i detyruar tregtarërt të largojnë mallrat e tyre. Uji ka aritur deri në brendësi të disa banesave pranë lumit duke shkatuar dëme të shumta material. Mësohet se nga shirat e rrëmbyer ka rreshqitur toka në vendin e quajtur Visok, duke bllokuar rrugën nacionale përreth një orë.

Brenda këtij muaji është hera e dytë që Gjanila del nga shtrati duke shkaktuar dëme të mëdha në biznese në tregun industrial e disa banesa të ndodhura pranë tij.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq