Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës në Shqipëri ka bërë që të rritet sasia e ujit që vjen në hidrocentrale. Sipas të dhënave më të fundit zyrtare nga KESH, niveli i Fierzës arriti në 268 m dhe prurjet mesatare në 110 metër kub për sekondë.

Edhe në hidrocentralin e Komanit ka pasur një rritje të nivelit të ujit i cili ka rritur në 170.76 metër dhe prurjet anësore arrijnë deri në 220 metër kub për sekondë. Shtimi i rezervave hidrike pritet të ndihmojë në një prodhim më të madh të energjisë elektrike.