SHISH 1 muaj nën
mbikëqyrjen e PS

TIRANE- Shërbimi Informativ Shtetëror do të jetë për një muaj nën monitorimin e tri deputetëve të Partisë Socialiste. Grupi i kontrollit i ngritur pak javë më parë nisi dje zyrtarisht punën ku deputetët Pirro Lutaj, Xhemal Qefalija dhe Pjerin Ndreu bënë kontrollet paraprake të dokumenteve që flasin për përgjimet. Tre deputetë të mazhorancës janë paraqitur dje në zyrat e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe i kanë prezantuar kreut të SHISH, Visho Ajazit programin se si do të kryhet kontrolli. Kreu i SHISH, Visho Ajazi nuk bëri rezistencë duke i hapur derën deputetëve.

Në zyrat e këtij institucioni ishin të pranishëm vetëm deputetët e Partisë Socialiste, Piro Lutaj, Xhamal Qefalia dhe Pjerin Ndreu, pasi opozita nuk ka pranuar të japë emrat e saj dhe të bëhet pjesë e këtij grupi. Grupi i deputetëve të Kuvendit do të inspektojnë këtë institucion mbi verifikimin e ligjshmërisë së shkresës sekrete dërguar drejtorëve të SHISH në prefektura ku kërkohet informacion mbi persona të implikuar në veprimtari antiligjore, emëruar në pozicione drejtuese në Policinë e Shtetit.

Ngritja e një grupi hetimor për të ushtruar Kontroll në Shërbimin Informativ për veprimtarinë e tij u miratua me votat e mazhorancës në Komisionin e Sigurisë më 23 Prill të këtij viti. Opozita braktisi mbledhjen dhe nuk dha dy emrat e saj, pjesë e këtij grupi hetimor. Partia Demokratike nuk pranoi të bëhet pjesë e këtij grupi hetimor me argumentin sipas tyre se në më parë duhet marrë “nga sirtarët” e Kuvendit projektligji për kontrollet e sigurisë Kombëtare.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para

Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para