SHISH, Ajazi njoftoi tre zyrtarë
për masat e dobëta të sigurisë

SHISH, Ajazi njoftoi tre zyrtarë<br />për masat e dobëta të sigurisë
Masat e dobëta të sigurisë që kishte marrë kompania TIA dhe shoqëria kontraktuale e saj “ICST Albania” në aeroportin “Nënë Tereza”, nuk kanë kaluar pa rënë në sy dhe të agjentëve të Shërbimit Informativ Shtetëror. Disa raporte informative kanë shkuar tek titullari i këtij institucioni Visho Ajazi Lika, i cili informohej për situatën e rëndë të sigurisë në ambjentet e jashtme dhe të brendshme të aeroportit “Nënë Tereza”.

Informacioni i mbëritur tek Lika ishte i zgjeruar dhe përmbante detajet konkrete të thyerjes së masave të sigurisë nga persona civile por dhe automjete të ndryshme, që hynin në pistë pa ju nënshtruar më parë një kontrolli rigoroz nga stafi i kompanisë siguruese “ICST Albania”.

Nisur nga kjo situatë kreu i SHISH Visho Ajazi Lika i është drejtuar me një shkresë ministrisë së Transporteve ku i kërkon të marrë masa të menjëhershme mbi konçesionarin e aeroportit me qëllim ritjen e vigjilencës për sa i përket masave në këtë aeroport. Veç ministrisë së Transportit SHISH ka informuar për situatat e pakëndshme të thyrjes së sigurisë në aeroport Aviacionin Civil dhe Policinë e Shtetit.

Mbledhjet për sigurinë
Letra e firmosur nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika, është e klasifikuar “sekret”. Burime nga ky institucion bëjnë me dije se nga institucionet përgjegjëse është mbajtur një korrespondencë intensive për marrjen e menjëhershme të masave për të rritur standardet e sigurisë që ishin konstatuara të cënuara.

Gjithashtu SHISH iu bën me dije këtyre institucioneve se po kryen monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe që në ditët në vijim do të kërkojë një takim të posaçëm, e cila u realizua me 13 maj, me mbledhjen e Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Aviacionit Civil. E njëjta shkresë i është dërguar për dijeni dhe Ministrisë së Brendshme. Për shtimin e masave të sigurisë dhe plotësimin e standardeve, SHISH i ka shkruar të njëjtave institucione dhe në vitin 2014.

Milori njoftoi problemet
Siguria e dobët e aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në disa raste ka shqetësuar dhe shefin e komisariatit të Rinasit, Ermal Milori, i cili shqetësimet e tij për hyrje-dalje të automjeteve civile, i ka paraqitur tek shefat e TIA. Këto shqetësime vijnë vetëm pak ditë pas sulmeve terroriste në aeroportin e Brukselit ku u vranë dhjetëra persona.

Megjithëse këto sulme të përgjakshme tronditën botën, në Shqipëri TIA dhe “ICTS Albania” nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e rreziqeve kriminale që mund të ndodhnin në ambjentet e brendshme dhe të jashme të aeroportit “Nënë Tereza”. Përveç deklaratës farse në media, se aeroporti kishte ritur masat e sigurisë, në fakt nga ana e TIA dhe ICTS asgjë nuk ka ndryshuar.

Dhe këtë e tregoi më së mirë supergrabitja e ndodhur në 30 qershor ku dy persona të armatosur hynë në pistën e aeroportit dhe grabitën 995 mijë euro.Mirëpo përveç kësaj, e tregon dhe një shkresë e firmosur nga shefi i pikës kufitare të Rinasit Ermal Milori, shkresë e cila duket se nuk është marë fare në konsideratë nga strukturat e sigurisë në TIA dhe ICTS.

Përjashtohet nga pyetja Eno Bushi
 Shefi ekzekutiv i aeroportit “Nënë Tereza” Rolf Castro Vasques dhe administratori e kompanisë përgjegjëse për sigurinë Panajotis Kamboroglu do jenë personat VIP që do merren në pyetje lidhur me mosmarjen e masave të sigurisë.

Ndërsa për sa i përket avokatit Eno Bushi, burimet pranë prokurorisë thanë se ai nuk është në listën e personave që do të pyeten, pasi Bushi është aksioner në kompaninë “ICTS ALBANIA-INTEGRATED SERVICES” dhe jo në kompaninë “ICTS Albania” që ka përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e aeroportit “Nënë Tereza”. Burimet thanë se i gjithë zinxhiri komandues i aeroportit dhe drejtuesit e kompanisë siguruese të këtij aeroporti do të meren në pyetje.

Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së aeroportit vihet re se grabitësit janë ndalur fillimisht pranë furgonit të sigurisë,por nuk arrijnë dot ta grabisin sepse ishte me dyer të mbyllura. Më pas, dy autorët teksa në duar mbanin armë kanë vrapuar menjëherë tek furgoni tjetër i sigurisë të cilin e gjejnë me dyer të hapura, nga i cili mendohet se janë vjedhur më pak se një milion euro.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë