SHISH, Arvizu: Visho Lika të
ndjekë rrugën e Bahri Shaqirit

SHISH, Arvizu: Visho Lika të <br />ndjekë rrugën e Bahri Shaqirit
TIRANE - Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, takoi sot kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama, vizitë që vijoi pas dy takimeve të mëparshme me presidentin Nishani dhe Kryeministrin Berisha.

Në një prononcim për mediat, menjëherë pas takimit, Arvizu u shpreh për herë të parë për emërimin e kreut të ri të SHISH Visho Ajazi Lika, duke i bëri apel që të kujdeset për shërbimin informativ, ndërsa shtoi se “të ecë në rrugën e Bahri Shaqirit, njeriut që zëvendësoi”.

Arvizu tha se e vlerëson punën e ish kreut të SHISH, Bahri Shaqirit, ndërsa vijoi duke thënë se shërbimi informativ i sotëm "nuk ka më fytyrën e atij në vitet 90’.

Ambasadori u shpreh për mediat se do të takohet personalisht me kreun e sapozgjedhur të SHISH.

“Asnjë nuk duhet të jetë në një post publik për shumë kohë. U siguruam nga Berisha sot, se marrëdhëniet do të vazhdojnë. Pres të takohem me kreun e ri të Shërbimit Informativ”, tha ai.

Nga ana tjetër ambasadori Arvizu tha se për SHBA-në ka rëndësi që SHISH të vazhdojë funksionin e tij dhe jo marrëdhëniet e qeverive me personin që do e kryesojë atë.

“Për SHBA ka rëndësi që ai funksion të vazhdojë të kryhej detyrimet e tij në përputhje me NATO-n”, deklaroi Arvizu.

I pyetur në lidhje me pavarësinë e institucioneve dhe në veçanti mbi mandatin e Prokurores së Përgjithshme, Arvizu tha: "Është diçka që ndodh edhe në SHBA vendosja e njerëzve të besuar. Por e rëndësishme është kontrolli dhe balancimi i institucioneve".

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU