SHISH, Berisha fshin CV-në e
Likës nga faqja e kryeministrisë

SHISH, Berisha fshin CV-në e <br />Likës nga faqja e kryeministrisë
TIRANE- Kryeministri Berisha fshin jetëshkrimin e kreut të ri të Shërbimit Informativ Shtetëror nga faqja zyrtare e kryeministrisë. Jetëshkrimi deri dje ishte publik dhe i gjendshëm për këdo në faqen www.km.gov.al . Por sot kjo faqe është fshirë, nuk duket asgjë, faqja është e bardhë bosh.

Sapo u mësua dekretimi i presidentit Bujar Nishani për shkarkimin e Bahri Shaqirit dhe emërimin e Visho Ajazi Likës në postin e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, çdo kush që mund të bënte kërkimet në Google menjëherë haste në linkun e faqes kryesore të kryeministrisë, www.km.gov.al ku ishte pasqyruar në anglisht CV e Visho Ajazit.

Në këtë CV të Visho Ajazit konfirmohej shkurt se nga 1993 - 1997 kishte punuar si drejtor e diplomat në Ministrinë e Jashtme por në asnjë moment se çfarë posti drejtori mbante në këtë ministri.

Por në të vertete ai ishte krahu i djathte i Gazidedes dhe atë kohë punonte si drejtor i kunderzbulimit të huaj ose si quhej ndryshe Drejtoria që ishte e vendosur në katin e katërt të Ministrisë së Jashtme. Vetëm zyra ishte në katin e katërt të ministrisë së Jashtme, pasi gjithçka tjetër varej nga Gazidede.

visho lika
(si ishte faqja deri dje)

visho lika

(Ne foto faqja e kryeministrise sot)

AJAZI I BESUARI I GAZIDEDES

Visho Ajazi Lika ishte një nga njerëzit më të besuar të Gazidedes. Ata kanë qenë bashkë pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe hyri në SHISH pas emërimit në krye të këtij institucioni, të Gazidedes. Lëvizja u shoqërua në atë kohë dhe me futjen në radhët e Shërbimit Sekret të shumë ish- studentëve të shkencave duke krijuar në këtë mënyrë një minikomunitet të shkencave egzakte në SHISH, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë mëse të njohur për publikun ndër vite.
Në atë kohë Lika ka kryesuar për shumë vite Drejtorinë e Kundërzbulimit të huaj ose siç njihej ndryshe Drejtoria që ishte vendosur në katin e katër të Ministrisë së Jashtme. Duke shfrytëzuar pikërisht postin që kishte me zbulimin e kundërzbulimin, gazeta në print "Shqiptarja.com" shkruante sot se ai ka qenë dhe hartuesi kryesor i raportit të Gazidedes në Kuvend në 1997, si dhe përpilues i akuzave për planin grek për copëtimin e Shqipërisë dhe përfshirjen e SHBA-së në betejën kundër Berishës në 1996- 1997.

Pas arratisjes së Bashkim Gazidedes në Prill të 1997 Ajazi, (Lika) kryesoi realisht SHIK deri në dorëzimin e tij tek Arben Karkini. Disa muaj më vonë u largua në Kanada për tu rikthyer në 2005 dhe për tu punësuar si këshilltar pranë kryeministrit e së fundmi si zv. Ministër në Ministrinë e Inovacionit të Genc Pollos.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5