SHISH, Braho: S'kemi thirrur Ajazin 
e ftojmë pasi të shqyrtojmë dosjen

TIRANE- Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho thotë se aktualisht po shqyrtohet dosja prej 30 faqesh që solli grupi i punës, i cili inspektoi punën e SHISH. Referuar disa lajmeve se kreu i SHISH, Visho Ajazi do të thirret së shpejti në Komisionin e Sigurisë për të dhënë llogari lidhur me përgjimet, Braho e mohon këtë, duke thënë se ende po shqyrtohet raporti. Sipas kreut të Komisionit të Sigurisë, pas shqyrtimit të dosjes do të thirret për raportim Visho Ajazi para anëtarëve të Komisionit.

Për shkak të vijimit të punës për shqyrtimin e materialeve, grupit të punës i është dashur të shtyjë mandatin për një periudhë të papërcaktuar.
 
Më 23 prill, Komisioni i Sigurisë mandatoi deputetët Pirro Lutaj, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu për të verifikuar ligjshmërinë e një shkrese sekrete dërguar nga qendra e SHISH drejt periferisë së saj tek drejtorët e rretheve të SHISH, ndërkohë që në 14 maj Komisioni mori vendimin për ushtrimin e kontrollit në brendësi të institucionit, pavarësisht bojkotit të opozitës.
 
Tre deputete të mazhorancës përreth dy muaj ishin në zyrat e SHISH për të kontrolluar veprimtarinë e këtij institucioni. Përmes burimeve është mësuar se SHISH ka përgjuar edhe bisedat mes kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Meta.
 
Në dokumentin prej 30 faqesh në të cilin janë evidentuar rezultatet e kontrollit të ushtruar në SHISH nga deputetët e Komisionit të Sigurisë, pjesa e përgjimeve të tabulateve telefonike të deputetëve dhe ambasadorëve të huaj në vendin tonë përbën një prej shkeljeve më flagrante që në këtë institucion janë konstatuar.
 
Ky raport aktualisht ndodhet në Komisionin e Sigurisë prej gati 2-javësh, dhe është duke u shqyrtuar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë