SHISH, Bregu: Lika jo partiak
Rama do pushtet të pakicës

SHISH, Bregu: Lika jo partiak<br />Rama do pushtet të pakicës
TIRANE - Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, i është përgjigjur sot akuzave të PS për SHISH-in. Në një deklaratë për shtyp ajo u shpreh se në krye të institucioneve janë profesionistë dhe se SHISH nuk është forum i partive politike, ndër sa shtoi se akuzat e Ramës vijnë pasi ai “ka shpërthyer në stuhi histerike”.

Bregu tha se “neobllokmenët erdhën me dhunë në vitin 97’, janë po ata që instaluan me dhunë si kryetar të Gjykatës Kushtetuese Femi Avdiun, që kishte dënuar me varje disidentë të pafajshëm dhe gjithashtu anëtar i burosë së PS”.

Ndërkaq, ajo shtoi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë sot drejtohet nga “një jurist që edhe pse i ri në moshë, asnjëherë nuk ka qenë anëtar i ndonjë partie, kurrë nuk ka dhënë dënime politike”, ndërsa nga ana tjetër PS sipas saj, kishte kryetar të KLD, Gjykatës Kushtetuese dhe Bankës së Shtetit, tre ministra Panda, Kondi dhe Shëlqim Cani, anëtar të PS-së.

Sipas Bregut, neobllokmenët nuk mund të pranojnë pushtetin e shumicës, Visho Ajazi Lika është personalitet jo partiak duke hedhur poshtë kështu, akuzat e Partisë Socialiste të cilat erdhën menjëherë pas emërimit të Likës në krye të SHISH.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT