Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të përgatisin një dosje për çdo kandidat që plotëson kushtet dhe shpreh ambiciet për t’u pranuar në Shkollën e Magjistraturës, me qëllim për t’u emëruar prokuror apo gjyqtar. Byroja e Hetimit dhe SHISH do të verifikojnë lidhjet e kandidatëve me krimin e organizuar.
“Në çdo rast, kandidati nuk do të pranohet në Shkollën e Magjistraturës kur burimet e tij financiare nuk justifikojnë pasuritë e tij/saj, ku është duke fshehur pasuri ose asete ose ka dhënë një deklaratë të rreme ose jo të saktë të aseteve dhe kur ka lidhje me krimin e organizuar sipas parashikimeve të ligjit për Organizimin dhe funksionimin e Institucioneve për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, kjo e bërë me dije nga raportet e Byrosë Kombëtare të Hetimit ose Shërbimit Inteligjent Shtetëror”, thuhet në ligj.
/Shqiptarja.com