SHISH: Duam para për pajisje
të re, të përgjojmë aplikacionet

SHISH: Duam para për pajisje<br />të re, të përgjojmë aplikacionet
TIRANE-Shërbimi Informativ Shtetëror kërkon para për blerjen e një pajisje tjetër përgjimi. 352 milionë lekë ose 2.6 milion euro për një aparaturë që të mund të Përgjojë dhe aplikacionet të cilat mundësojnë dhe telefoni e mesazhe si whatsapp, Viber e Messenger.

Kërkesën zv/drejtori i shërbimit ia paraqiti deputetëve në komisionin e sigurisë kombëtare në një mbledhje me dyer të mbyllura tek salla e seancave plenare paraditen e së enjtes.

“Pajisa që disponojnë aktualisht përgjon vetëm telefonatat, jo komunikimin e aplikacioneve” mësohet të jetë shprehur Helidon Bendo zëvendës/drejtori i SHISH.

Burime të ReportTv konfirmojnë se komisioni ka rënë dakord me kërkesën e shërbimit, dhe do t’i kërkojnë ministrisë së financave të shtojë fondin për institucionin e drejtuar nga Visho Ajazi Lika. në fakt pjesa që financat kishin parashikuar për Shish ën buxhet nuk ishte e vogël, plot 1 miliard e 426 milion lekë ose ndryshe 10.5 milion euro.

Edhe shtesa është konsideruar e tepruar nga disa prej deputetëve, të cilët i kanë sugjeruar Bendos, t’i kërkojë ministrisë së mbrojtjes t’i falë pajisjen e sofistikuar të përgjimit të blerë në 2013 nga Arben Imami. Madje për këtë do të lobonin dhe tek ministrja Kodheli.

Për pajisjen në fjalë, Partia Socialiste akuzoi në vitin 2013 ministrin Imami, se po e përdorte për të përgjuar deputetët e saj dhe diplomatët.

Madje kërkoi dhe një komision hetimor që ta zbardhte këtë çështje, por imami, mbylli dyert e ministrisë aso kohe për deputetët.

(d.b/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë