SHISH, Gjoni: Hetim kreut Lika:
'Dyshues statusi i tij në SHBA'
Nënkryetari i komisionit parlamentar të Sigurisë, deputeti i PS Ilir Gjoni tha se në sesionin e ri parlamentar do të kenë në qendër të vëmendjes verifikimin e figurës së kreut të SHISH.
TIRANE - Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, deputeti i PS Ilir Gjoni, ka paralajmëruar se opozita do ndërmarrë disa nisma ligjore me nisjen së sesionit të ri parlamentar. Ai shprehur se do ketë verifikim të figurës së kryetarit të ri të SHISH, statusi që Visho Ajazi Lika ka pasur gjatë qëndrimit 12 vite në Kanada, nëse ka qenë azilant politik, si e ka marrë këtë status e faktin se ai aktualisht ka dy nënshtetësi. "Emërimi i drejtorit të ri të SHISH, Visho Ajazi Lika do jetë në qendër të vëmendjes.
Pasi ka disa pikëpyetje për statusin që ai ka pasur në Kanada. Ne do të vërtetojmë nëse ka qënë emigrant ekonomik apo azilant politik, nëse ka marrë shtetësinë kanadeze e mban dhe shtetësinë shqiptare si dhe elemente të tjerë të rëndësishëm që janë të domosdoshëm të zbardhen pasi bëhet fjalë për kreun e shërbimit sekret. Do shohim ligjshmërinë e çdo veprimi të bërë, përmes seancave dëgjimore, interpelancave sipas të drejtës që jep rregullorja e Kuvendit", deklaroi dje deputeti Gjoni për gazetën. Njëherësh ai ka nënvizuar faktin se do kërkohet me insistim puna e nisur më parë për kontrollin parlamentar në një sërë institucionesh të rëndësishme, përfshirë këtu dhe emërimet dhe gjithçka ka ndodhur në dikasterin e Mbrojtjes.
"Kemi përfunduar grumbullimin dhe seleksionimin e materialeve që do të përdoren, rrugët që do të ndjekim si atribut i ushtrimit të së drejtës sonë si deputetë, për një transparencë ndaj institucioneve në përgjithësi dhe atyre të sigurisë kombëtare në veçanti. Këtu mund të përmend ministrinë e Mbrojtjes, ministrinë e Brendshme, SHISH dhe të gjitha shërbimet e tjera inteligjente", tha Gjoni. I cili ka nënvizuar faktin se socialistët në përpjekjen e tyre për transparencë do të ndalen dhe tek rritja galopante e krimit të organizuar, kiu kryeministri duhej të raportonte 1 herë në tre muaj. "Rezultatet kundër krimit të organizuar janë zero, pasi ka një bilanc lufte në Shqipëri dhe situata ka dalë jashtë kontrollit", tha Gjoni.
(Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com)(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1515
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis
27 Dhjetor, 13:53
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor, 13:42
-
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur
27 Dhjetor, 13:27
-
Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë
27 Dhjetor, 13:21
-
Pse u pyet Veliaj? SPAK: S'është person nën hetim! Pas kallëzimit nga Nesti Angoni jemi në hetime paraprake për 4 vepra penale
27 Dhjetor, 13:17
-
Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit
27 Dhjetor, 13:14
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34