SHISH i kënaqur 1.4 mld,
12.5% më shumë fonde se 2013
Në një seancë me dyer të mbyllura ka raportuar dje në Kuvend kreu i SHISH, Visho Ajazi, i cili siç mësohet nga burime brenda Komisionit të Sigurisë është shprehur i kënaqur me këtë shtim të fondit.
TIRANE- Në një seancë me dyer të mbyllura ka raportuar dje në Kuvend kreu i SHISH, Visho Ajazi, i cili siç mësohet nga burime brenda Komisionit të Sigurisë është shprehur i kënaqur me këtë shtim të fondit. Në projektet që janë paraqitur në komision para deputetëve të mazhorancës, kreu i SHISH ka paraqitur kërkesat për rikonstruksion të zyrave të Arkivit Qendror në SHISH, blerje automjetesh, pajisjesh teknike dhe vegla pune, apo dhe pajisje kompjuterike dhe rikonstruksionin e zyrave të SHISH në Sarandë. Ndërkohë që për vitin 2014 Ministria e Financave ka planifikuar që këtij institucioni ti japë plot 1.483.300 milion lekë, ku nga këto rreth 400 milion lekë të vjetra janë për buxhetet e familjarëve dhe individëve të këtij institucioni.
Ndërkohë që seanca e djeshme u zhvillua me dyer të mbyllura, ku edhe në seancëm e djeshme munguan deputetët e opozitës. Në një prononcim për mediat,anëtari i këtij komisioni, Pirro Lutaj konfirmoi rritjen që i është bërë këtij institucioni të rëndësishëm, ku sipas së cilit më shumë rëndësi iu kushtua pagave të punonjësve. Ai akuzoi opozitën për bojkotin që i bënë mbledhjes duke theksuar se ka frikë nga rritja e buxhetit për vitin 2014 që ka bërë qeveria të gjitha institucioneve. “Largimi i tyre në mënyrë demostrative dhe komplet të pakuptimtë nga komisioni ka të bëj me atë që ju thashë.
Ata nuk i dëgjojnë dot shifrat në rritje të buxhetit të institucionit të sigurisë, të dhënë nga maxhoranca e tanishme." tha Lutaj. Lidhur me pretendimet e deputetëve të opozitës të cilët deklaruan se do të rikthehen në Komisionin e Sigurisë, vetëm atëherë kur ministri Tahiri të raportojë për vrasjen e dy vëllezërve nga Korça, Lutaj tha se kërkesa e tyre do të diskutohet pas miratimit të buxhetit të ministrisë së brendshme në këtë komision. Sa i takon miratimit në parim të buxhetit për shërbimin informative, ai tha se për herë të parë kjo paketë përmbush të gjitha nevojat e këtij dikasteri.
Shkrimi u publikua sot (21.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur
27 Dhjetor, 13:27
-
Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë
27 Dhjetor, 13:21
-
Pse u pyet Veliaj? SPAK: S'është person nën hetim! Pas kallëzimit nga Nesti Angoni jemi në hetime paraprake për 4 vepra penale
27 Dhjetor, 13:17
-
Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit
27 Dhjetor, 13:14
-
Platforma e regjistrimit të diasporës si zgjedhës, KQZ do shqyrtojë aplikimet, Celibashi: Auditues të partive mund të shikojnë procesin si vijon
27 Dhjetor, 13:08
-
Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë
27 Dhjetor, 12:53
-
Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas
27 Dhjetor, 12:46
-
Bakllava me kadaif dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:45
-
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin (EMRI)
27 Dhjetor, 12:35
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor, 12:33
-
Salcë humus me qiqra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:29