SHISH, Meta: Jo protagonizëm
të tepëruar, ndal politizimit
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ndryshoi qëndrimin e tij për çështjen e Visho Ajazit duke pohuar se duhet të ulen tonet nga të gjitha palët.
TIRANE- Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ndryshoi qëndrimin e tij për çështjen e Visho Ajazit duke pohuar se duhet të ulen tonet nga të gjitha palët. Kësisoj, ndryshe nga të gjithë eksponentët e mazhorancës që e kanë etiketuar Visho Ajazi Likën si në kushte paligjshmërie për të drejtuar SHISH, kryetari i Kuvendit Meta kërkon të ulë tonet. Sipas tij çështja nuk duhet politizuar, duhet zgjidhur në mënyrë institucionale e palët duhet të bëjnë kujdes me deklaratat që lëshojnë. “Në bindjen time protagonizmi i tepruar në këtë çështje, nuk i shërben qëllimit të përbashkët të gjithë aktorëve publikë, për të rritur efikasitetin e punës së këtij shërbimi të rëndësishëm për të rritur sigurinë e vendit, në rritjen e luftës ndaj terrorizmit.
Prandaj shpresoj dhe inkurajoj të gjithë aktorët të sillën në mënyrë sa më të përmbajtur e institucionale kur bëhet fjalë për një çështje të tillë”, tha Ilir Meta. I pyetur sërish se në këtë çështje është përfshirë edhe Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, njëherësh edhe deputet i LSI-së, Meta theksoi se: “Unë nuk kam përjashtuar asnjë aktor nga protagonizmi i tepruar që ka shfaqur. Problematika për SHISH ka nisur disa javë më parë kur në Komisionin e Sigurisë shkoi për të raportuar kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror,
Visho Ajazi Lika nga ku rezultoi se ai nuk posedonte një certifikatë sigurie për të pasur akses në informacionet e klasifikuar.
Pas kësaj, deputetët e mazhorancës kanë iniciuar një grup kontrolli për të hetuar veprimtarinë e SHISH me argumentin se Visho Ajazi s’është në gjendje që të bëjë punën e tij për shkak se nuk ka certifikatë sigurie.
Shkrimi u publikua sot (22.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7743
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet
24 Nëntor, 15:27
-
VIDEO/ Alen Sherri sërish titullar, Genoa barazon 2-2 kundër Cagliarit
24 Nëntor, 15:26
-
GOLAT/ Alen Sherri merr vendin e titullarit, Cagliari del me pikë nga Genoa! Napoli kërkon kreun e Serie A kundër Romës
24 Nëntor, 15:24
-
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtjen ajrore në Ukrainë
24 Nëntor, 15:22
-
Zbardhet vrasja e biznesmenit të ndërtimit Eduart Reçit! Arrestohen 2 vëllezër, njëri prej tyre oficer policie Motivi? Konflikte pronësie
24 Nëntor, 15:07
-
Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë (VIDEO)
24 Nëntor, 15:02
-
'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë
24 Nëntor, 14:52
-
‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane
24 Nëntor, 14:47
-
'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi
24 Nëntor, 14:38
-
'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje
24 Nëntor, 14:28
-
Zgjedhjet 2025, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Londër: 3 mijë veta këtu e 30 jashtë! Të përzëmë djallin, çlirojmë opozitën nga pengmarrja
24 Nëntor, 14:26
-
'Fitorja jonë në 2025 përfundimtare', Rama nga Londra: Të shpëtojnë opozitën nga pengmarrësit e diskretituar nga historia
24 Nëntor, 14:23