SHISH në krizë, Shaqiri takim
urgjent me ambasadorin Arvizu

SHISH në krizë, Shaqiri takim<br />urgjent me ambasadorin Arvizu
Takimi mes kryetarit të SHISH dhe kryediplomatit të SHBA, është zhvilluar ditën e premte dhe ka zgjatur disa orë. Lajmi konfirmohet nga burime konfidenciale brenda ambasadës USA. Sipas tyre, në takim kreu i SHISH ka qenë i shoqëruar nga bashkëpuntor të afërt, kurse Arvizu nga specialistë të problemeve të shërbimeve inteligjente.
TAKIMI
Takimi që është zhvilluar në ambjentet e ambasadës, mësohet se nuk ka qenë i paraplanifikuar, por i kërkuar në mënyrë urgjente nga kreu i shërbimit sekret shqiptar.Sipas burimeve, një nga temat kryesore të bisedës, ka qenë kriza e rëndë ekonomike që ka përfshirë buxhetin e SHISH, i cili çdo vit shkurtohet nga qeveria. Institucioni që merret direkt me sigurinë kombëtare, është katandisur në atë pike, që jo vetëm nuk ka para për të paguar agjentët dhe dietat e tyre, por puna ka arritur deri edhe në shtrëngesa për karburant e kancelari. Ambasadori Arvizu është informuar nga Shaqiri, për problemet e mëdha që po ju krijohen për sa i përket ndjekjes së çështjeve të sigurisë kombëtare me rëndësi të veçantë, të cilat kërkojnë më shumë burime njerëzore dhe fonde. Shërbimi Informativ Shtetëror, prej tre muajsh nuk ka para të paguajë punonjësit e tij. Janë dhjetra e qindra oficerë dhe informator të fshehtë, të cilët "paguhen" vetëm me copa letrash ku vërtetohet shpërblimi dhe dietat për punën që kanë kryer. E gjithë kjo situate ka theksuar Shaqiri në takimin me Arvizun, rrezikon rëndë sigurinë kombëtare të një vendi, i cili është edhe anëtar i NATO. Nga ana tjetër ambasadori amerikan, pasi është njohur në hollësi me situatën ka garantuar kryetarin e SHISH, se vendi i tij por edhe shërbimet inteligjente të tjera homologe mike, do tu japin ndihmë të pakursyer për të vazhduar punën specifike të tyre në mbrojtje të sigurisë kombëtare.
ALARMI
Kreu i SHISH, mësohet se gjatë këtij takimi, ka cekur edhe tema të mprehta, si tendenca e politikës për ti penguar në punën e tyre, marëdhëniet me Kuvendin dhe Qeverinë. Ai ka shprehur shqetësimin se krimi i organizuar dhe mafia ndërkombëtare, ka arritur të penetrojë dhe të ketë ndikim në klasën politike shqiptare. Gjithashtu, sipas burimeve është ngritur alarmi, se në vendin tonë si anëtar të NATO, po depërtojnë para të krimit apo të shërbimeve sekrete të vendeve jo mike, nën petkun e investimeve dhe biznesit. Problematik dhe alarmant, duket se është tendenca e segmenteve të errët ndërkombëtar, të lidhur me politikanë e biznese të dyshimta në vend, për të blerë troje të shumta në zona strategjike për zhvillimin e ardhshëm të vendit. Arvizu u informua edhe për alarmin që pak kohë më parë, vetë Shaqiri ka ngritur në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, se mafia, krimi organizuar dhe shërbimet secrete të vendeve te huaja, kanë sponsorizuar për emërimin dhe ngjitjen në karrierë të qeveritarëve dhe politikanëve. Sipas kreut të SHISH, këta persona vazhdojnë, ende të mbajnë lidhje të ngushta me sponsorizuesit.


Si SHBA, detyroi Berishën të mos shkarkonte Shaqirin

Ambasada e amerikane në Tiranë në një ngaraportet e saj për Departamentin e Shtetit tëzbardhura nga Ëikileaks, thotë se përpjekja e parë e Berishës për të vënë nën kontroll SHISH-in përmes zëvendësimit të Bahri Shaqirit, solli një betejë të gjatë mes kryeministrit dhe presidentit dhe se qe pikërisht ndërhyrja e qeverisë së SHBAve ajo që siguroi mosshkarkimin e Shaqirit dhe që shpëtoi shërbimin sekret nga kontrolli politik. "Ndërhyrja e drejtpërdrejtë e SHBA-ve siguroi që drejtori (Bahri Shaqiri, një kontakt i çmuar dhe shumë profesional) u lejua të mbetej drejtor. Deri më sot Berisha ka refuzuar të takohet me drejtorin Shaqiri," - thotë kabllogrami në fjalë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal