TIRANE - Njeriu i cili ka punuar si zv. drejtor për Shërbimin e Jashtëm, në Shërbimin Informativ Kombëtar në kohën kur drejtohej nga Bashkim Gazidede, nga sot do të jetë në krye të këtij Shëbimi sekret.
Presidenti i Republikës Bukjar Nishani dekretoi sot shkarkimin nga detyra të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror Bahri Shaqirin dhe emëroi në këtë detyrë Visho Likën.
Emërimi i tij u bë me propozim të kryeministrit Berisha.
“Presidenti i Repubikës, Bujar Nishani, në mbështetje të nenit 92, germa “f”, dhe nenit 93 të Kushtetutës si dhe nenit 5, paragrafit 2 të Ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998 “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, i ndryshuar, me propozim të Kryeministrit dekretoi lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, zotit Bahri Shaqiri dhe emërimin në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, të zotit Visho Ajazi Lika.”- thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës.
Detyra e fundit e Visho Likës ishte në postin e zv/ministër pranë ministrisë së Inovacionit.
PROCEDURA E EMERIMEVE DHE SHKARKIMEVE
Drejtori dhe zëvendësdrejtori i SHISH-it sipas ligjit emërohen e shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryetarit të Këshillit të Ministrave.
Presidenti i Republikës Alfred Moisiu e dekretoi Bahri Shaqirin në postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit më 27 Janar 2005.
Shaqiri vazhdonte të ushtronte detyrën për shkak se ligji i jepte kreut të SHISH-it një mandat të pakufizuar.
Prej vitesh mbeti në tentativë vullneti i Kryeministrit Sali Berisha dhe mazhorancës për një ligj të ri mbi Shërbimin Informativ Shtetëror ku parashikohej kufizimi i mandatit të titullarit dhe në dispozitat kalimtare shkarkimi i Shaqirit. Nisma ligjore hasi në kundërshtimin e ashpër të opozitës dhe faktorit ndërkombëtar duke bërë që të mbetej pezull.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

AK: Vendimi, kapitullim i institucioneve të pavarura