SHISH përgënjeshtron Berishën:
S'di të ketë përgjime!/ Ja pyetjet

SHISH përgënjeshtron Berishën:<br />S'di të ketë përgjime!/ Ja pyetjet
Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Vusho Ajazi Lika ka deklaruar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare se para dy muajsh ka mbërritur në Vlorë, një pajisje e teknologjisë së lartë IMCI Catcher.

Sipas tij, problematike ishte fakti se kjo pajisje kishte hyrë e pa deklaruar në Shqipëri dhe për këtë arsye ai ka informuar Prokuroin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Sa i përket faktit nëse pajisja është përdorur për përgjim apo jo, kreu i SHISH tha se nuk disponon informacione të tilla. Sipas tij pajisja përdorej nga policia italiane për një trajnim të policisë shqiptare dhe si e tillë nuk mund të quhej e paligjshme. Pyetje përgjigjet e kreut të SHISH, Visho Ajazi me deputetët

"Disa muaj të shkuara, 2 muaj ne morën informacion që një pajisje e teknologjisë së lartë IMCI Catcher kishte ardhur në Shqipëri. U informuam që ishte vendosur në Vlorë për trajnim. Se çfarë është kjo pajisje secili mund ta gjejë në internet. Ajo që ishte problematike ishte se pajisja nuk ishte deklaruar e hyrë brenda. Për këtë arsye i shqetësuar se kjo pajisje mund të përdorej në mënyrë të paligjshme mora kontakrt me kreun e Prokurorisë. Detyrë e SHISH ishte të informonte institucionet e shtetit për një pajisje që mund të cënonte sigurinë kombëtare. Lidhur me atë që është thënë në media, pas kësaj ka qenë në dorën e prokurorisë për të shkuar më tej që të merrte info në institucionin që e kishte. Nuk është në tagrin tonë që të pyesnim si përdorej kjo pajisje. Ne nuk kishim mundësi të mblidhnim më shumë informacion. Pajisja përdorej siç e dini nga policia italiane për një trajnim me policinë shqiptare. Të gjitha të tjerat i përkasin prokurorisë. Nuk kemi asnjë informacion se kush është përgjuar dhe pse është përgjuar. SHISH  është jashtë kësaj..." tha Ajazi, duke shtuar se e ka raportuar shqetësimin gojarisht vetëm tek Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.

"Pas kësaj jam thirrur nga Nishani dhe jam pyetur për këtë informacion. Ministrin e Brendshëm nuk e kam informuar," shtoi Ajazi duke u shprehur se nuk ka raportuar as tek kryeministri Rama pasi gjithçka ishte mbi bazën e dyshimeve dhe e pakonfirmuar.

"Duke qenë se ishte një dyshim, unë e ndava fillimisht shqetësimin me Prokurorin e Përgjithshëm. Ishte Presidenti Nishani ai që më kërkoi informacione," sqaroi kreu i SHISH.

Më tej kreu i SHISH tha se nevoja për një pajisjeje përgjimi në Shqipëri është legjitime, vetëm nëse përdoret për shkelësit e ligjit. Pyetjes nëse pajisja në fjalë përbën kërcënim për sigurinë kombëtare, Ajazi iu përgjigj po, gjithmonë nëse ka kapacitete përgjuese.

"Nuk është tagri im për të përcaktuar nëse është pajisje përgjimi apo trajnimi," tha Ajazi.  Ai sqaroi se nuk është në tagrin e Ministrit të Brendshëm të kryejë përgjime, por tha se nuk kishte dijeni nëse ajo ishte konfiguruar nga për të kryer përgjime.

“Nuk shoh ndonjë problem me trajnimin apo përdorimin, përderisa është ligjore. A përdoret për përgjim? Sigurisht pajisje të tjera janë mjaft të fuqishme. Por varet nga konfiguracioni. Sigurisht mund të jetë vetëm për gjurmim siç e ka thënë Ministri, por mund të jetë edhe për përgjim. Është krejt jashtë tagrit të Ministrit të Brendshëm të kryejë përgjime”, u shpreh Visho Ajazi Lika

Pyetjes së Luan Ramës nëse pas takimit me Nishanin, Ajazi duhej të ishte takuar sërish me Llalën, Ajazi i është përgjigjur duke thënë po. Por sipas tij Kryeprokurori nuk i ka kërkuar që të mbledhë më shumë informacione mbi pajisjen.

Nëse duhej të informohej kryeministri Rama, Ajazi tha sërish se informacioni që kishte ishte i pakonfirmuar dhe si i tillë nuk mund të informonte kryeministrin.

"Në takimet me kryeministrin flitet për problemet që ka siguria kombëtare. Ne jemi institucion parandalues. Kur unë marr një indicie dhe ajo është e pakonfirmuar unë e ndaj me institucionet që duhet ta konfirmojnë atë. Mbi dyshimet fillon punë Prokuroria dhe Polciia Gjyqësore", tha Ajazi.


 
12:05 Haki Çako: Policia e Shtetit nuk kryen përgjime
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako raportoi sot në komisionin parlamentar të Sigurisë, lidhur me pajisjen e përgjimit. Çako tha se Policia nuk ka pasur dhe nuk ka një pajisje përgjimi. 

I pyetur nëse ka dijeni për futjen në territorin e Shqipërisë një pajisje përgjimi, Çako tha se prej disa ditësh në lidhje me këtë fakt ka filluar një proçedim penal dhe ai është në dijeni të nisjes së hetimeve.

"Që në momentet kur jam vënë në dijeni të nisjes së hetimeve kam vënë në dispozicion të gjithë burimet e Policisë së Shtetit dhe jam në dspozicion të hetimeve. Kategorik jam që Policia e Shtetit nuk ka patur dhe nuk ka pajisje gjurmuese dhe nuk ka kryear asnjëherë gjurmim telekomunikacioni", tha Çako.

I pyetur nga kryetari i komisionit të Sigurisë, Flamur Noka lidhur me komentet e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri se ekziston një pajisje gjurmimi për trajnim, Çako tha se në inventarin e Policisë së Shtetit nuk ekziston asnjë pajisje përgjimi.

"Nuk konfirmova mosekzistencën, por Policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka në inventarin e saj një pajisje të tillë, përsa kohë është ky legjislacion në fuqi. Gjurmimi është koncept tjetër dhe përgjimi tjetër", theksoi Çako.  

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri