SHISH, raporton sot në Kuvend
për veprimtarinë 2012

Komisioni për Sigurinë Kombëtare pritet që të realizojë gjatë ditës së sotme seancën dëgjimore me kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar mbi: "Raport mbi aktivitetin e SHISH-it". Edhe pse kryetari i këtij komisioni, Leonard Demi ndodhej në një aktivitet në Amerikë, është bërë e ditur se mbledhja e Komisionit të Sigurisë do të mbahet në orën 17: 00. Kjo mbledhje do të jetë me dyer të mbyllura.

Data 12 dhjetor u vendos me konsensus edhe të deputetëve të opozitës që në këtë komision të raportojë për herë të parë lidhur me veprimtarinë e SHISH, Visho Ajazi. Ishte një kërkesë e opozitës, që kreu më i ri i këtij institucioni të raportonte lidhur me veprimtarinë e tij në krye, para se të mbyllej viti 2012.

Ndërkohë që çdo gjë mbetet sekrete lidhur me përmajtjen e këtij raporti për Shërbimin Informativ Shtetëror. Opozita kërkoi seancë dëgjimore edhe me kreun e SHIU lidhur me akuzat që rëndojnë mbi këtë institucion përsa i përketë tejkalimit të kompetencave për përgjime mbi opozitën. Po ashtu opozita do të pyesë kreun e SHIU edhe në lidhje me blerjen e armëve të rënda si dhe mjeteve të përgjimit. Ende nuk është përcaktuar data se kur do të mbahet kjo seancë dëgjimore.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 12 dhjetor 2012

(ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë