SHISH s'pranon buxhetin:Duam
shtesë. “Siguria” e rrit me 5.2%

SHISH s'pranon buxhetin:Duam<br />shtesë. “Siguria” e rrit me 5.2%<br>
Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka diskutuar projektbuxhetin për SHISH për vitin 2018. Shërbimi Informativ Shtetëror nuk e ka pranuar shumën e planifikuar nga qeveria. Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura pas kërkesës së zyrtarit të SHISH me argumentin se mund të dalë informacion sekret, drejtori ekonomik, Ylvi Aga ka kërkuar shtesë fondi nga qeveria.

Burime për Report Tv nga mbledhja e komisionit, pohojnë se SHISH e cilësoi të pamjaftueshëm buxhetin e parashikuar. Qeveria ka planifikuar 1.5 mld lekë, por SHISH kërkon fonde shtesë për godinë dhe për shpenzime operative (paga dhe përgjime). Burime për Report Tv sqaruan se deputetë të PS kanë pranuar kërkesën e përfaqësuesit të SHISH që fondi të shtohet. “Kontribuon te siguria kombëtare” mësohet se janë shprehur ata.

Ndërsa Ministria e Financave i ka tërhequr vëmendjen SHISH, pasi sipas tyre “Nuk argumenton kërkesat”. Në këtë moment kanë ndërhyrë deputetë e PD të cilët kanë deklaruar se ministria nuk  mund të flasë me këtë gjuhë. Në përfundim të mbledhjes të gjitha palët kanë rënë dakord për të votuar pro për rishikim dhe rritjes së buxhetit për SHISH me 5.2%. Pas dorëheqjes së Visho Ajazit në krye të SHISH është komanduar Helidon Bendo.

VIDEO/ Diskutime në Komisionin e Sigurisë

Diskutimet në Komisionin e Sigurisë ne fillim te mbledhjes
Kryetarja e Komisionit Felaj:
Për këtë komisioni i Sigurisë mblidhet sot dhe do të jetë i mbledhur deri në fund të javës për institucionet në fushën e sigurisë për të diskutuar në parim të buxhetit. Për të kaluar më pas në diskutimin nen për nen. Sot kemi thirrur SHISH. Të gjithë anëtarët janë njohur me kalendarin. Për herë të parë kemi vendosur të thërrasim ministrinë e Financave dhe të Drejtësisë për Burgjet dhe Shërbimin e Provës. Të ftuar nga SHISH janë Enkeleda Peka dhe drejtori ekonomik Ylvi Aga.

Ylvi Aga: Meqenëse se informacion është i klasifikuar kërkojmë që mbledhja të zhvillohet pa praninë e mediat. I gjithë informacioni është i klasifikuar.

Flamur Noka: Nuk jemi kundër, por kur të hyjmë te buxheti mund të jetë me dyer të mbyllura se jo cdo gjë për buxhetin është sekret.

Kryetarja e Komisionit Felaj: A mund te behet i hapur shqyrtimi në parim pastaj i mbyllur?

Ylvi Aga: Mund te dalin edhe informacione të klasifikuara, prandaj kërkoj të bëhet i mbyllur

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)