SHISH: Ushtria trafikonte drogë
në kohën e Arben Imamit

TIRANE- Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, tha dje se nuk ka pasur asnjë informacion apo të dhëna për përdorimin e infrastrukturës ushtarake nga trafikantë të drogës gjatë kohës që ai ishte ministër në vitet 2009-2013. Po numri dy i grupit të PS këmbëngul se SHIU i ka dërguar një letër SHIU në tetor 2013, për dyshimet për trafikun e drogës. Letra e cilësuar sekret, menjëherë është deklasifikuar dhe i është nisur PD, ku ndodhet një kopje e saj.

Por interesant është se pavarësisht se SHIU e ka dërguar informacionin në tetor të vitit të shkuar, aty ka informacione që i adresohen periudhës tetor 2012 e në vazhdim. Por dyshohet se në këtë periudhë, Arben Imami s’ia ka dorëzuar SHISH një informacion të tillë. Madje personi që ka ofruar informacionet është transferuar. Kjo implikon në skandal jo vetëm Arben Imamin, por edhe kreun e SHISH, Visho Ajazi.

“Në letrën e klasifikuar “sekret”, (të dyshuar se është deklasifikuar në mënyrë të paligjshme nga SHISH duke e dërguar në PD, ku edhe ndodhet një kopje e saj), drejtori i SHISH pohon qarte se, duke marrë shkas nga një informacion i percjellë nga SHIU në tetor 2013, ka organizuar punën për të mbledhur të dhëna me qëllim vërtetimin e dyshimeve. Praktika është e plotë dhe PD e disponon, tamam për këtë shkak gënjen. SHIU, pas të dhënave të marra nga policia kriminale në Policinë Ushtarake, referon informacione që i adresohen periudhës tetor 2012 e vazhdim e për të cilat kërkon angazhimin e SHISH për verifikimin e këtyre informacioneve” thotë Braçe.

“Është e zezë në të bardhë dhe ashtu siç është në letër është shumë e rëndë! Unë s’besoj se SHISH e ka grisur apo nuk ia ka dhënë PD këtë shkresë. Në zyrën përkatëse në PD ishte edhe kjo. Por ka një të vërtetë të madhe, në atë periudhë Arben Imami dhe institucioni që drejtonte, dyshohet se nuk i kanë përcjellë SHISH një informacion të tillë. Por ama, rezulton e provuar se personi (informatori) që ka dhënë këtë informacion është transferuar nga vendi i tij i punës menjëherë. Kjo po që është shumë e rëndë Arben!”, akuzon fort Braçe.

Sipas tij “Lulzim Basha është zbythur nga akuza se ushtria është e përfshirë në trafik droge, akuzë e artikuluar vetëm 24 orë më parë, ku është rikthyer dhe një herë tek pyetja idiote e ngjashme me parullat e filmave me subjekt radiolojat e ish-Sigurimit me shërbimet e huaja: A keni ju informacion”? “Më duhet të ritheksoj dhe njëherë: E para, s’ka trafik ku të jetë përfshirë ushtria shqiptare! Të gjithë shkresat, ato të 2012, 2013, 2014, përmbajnë informacione operative dhe në asnjë rresht nuk përmbajnë prova faktike që dëshmojnë për trafik droge! Informacionet datojnë që në tetor 2012 e në vazhdim. Gjithë strukturat e ushtrisë, Policia e Shtetit, SHISH, janë angazhuar në bashkëpunim që të mbledhin prova e fakte që vërtetojnë informacionet e marra në rrugë operative. Çështja dhe nëse është e vërtetë, është dëmtuar rëndë që kur ka dyshime serioze që SHISH, për nevoja politike të drejtuesit të saj dhe ish-qeverisë, në të cilën ka qenë anëtar, ka deklasifikuar dokumentet e klasifikuar duke i dërguar në PD. Tani ka detyrimin të dalë publikisht, të marrë përgjegjësi, të dëshmojë të vërtetën mbi përmbajtjen e shkresave, përmbajtjen e të gjithë praktikës, për të ndalur partinë e tij të luajë në mënyrën më të ndyrë me ushtrinë shqiptare, seriozitetin dhe dinjitetin e këtij vendi. Këtë duhet të bëjë Visho Ajazi! Përdryshe, nesër(sot) ka Kuvend: me dyer të hapura apo të mbyllura, transparencën e bën tjetër kush!”, tha Braçe.

Shkrimi u publikua sot (17.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë