SHISH, Visho e pranon: Kam punuar
me Gazideden por do zbatoj ligjin
Kreu i ri i Shërbimit Informativ Shqiptar korigjon jetëshkrimin e tij duke pranuar se ka punuar me Bashkim Gazideden dhe se ka qenë një nga drejtuesit e lartë të SHIK-ut gjatë viteve 1994-1997, që përkon edhe me një nga periudhat më të errëta të historisë së këtij institucioni kur politizimi i tij arriti kulmin.
TIRANE- Kreu i ri i Shërbimit Informativ Shqiptar
Visho Ajazi Lika korigjon jetëshkrimin e tij duke pranuar se ka punuar me Bashkim Gazideden dhe se ka qenë një nga drejtuesit e lartë të SHIK-ut gjatë viteve 1994-1997, që përkon edhe me një nga periudhat më të errëta të historisë së këtij institucioni kur politizimi i tij arriti kulmin.
Në CV-në e publikuar në faqen online të SHISH, përgjegjësi i ri i shërbimit inteligjent shkruan qartë se nga viti 1994 deri në vitin 1997 ka qenë drejtor i zyrës së Shërbimit të Jashtëm pranë Shërbimit Informativ Kombëtar.
Deri pak ditë më parë, ky detaj ishte anashkaluar nga Ajazi Lika. Në CV-në që gjendet ende në faqen online të Ministrisë së Inovacionit ku dhe mbante karrigen e numrit dy, për të njëjtën periudhë kohore shefi i SHISH kishte deklaruar një punësim pranë Ministrisë së Jashtme, ku në fakt ndodheshin dhe disa zyra të Drejtorisë së SHIK-ut që ai drejtonte në atë periudhë.
E njëjta CV e korrigjuar ishte publikuar edhe në faqen e Këshillit të Ministrave, nga ku më pas u hoq ditën kur Visha u dekretua nga Presidenti Bujar Nishani në krye të shërbimit informativ dhe mediat menjëherë nënvizuan të kaluarën e tij të mohuar përkrah Bashkim Gazidedes.
Ndoshta për shkak edhe të së kaluarës së tij që tashmë nuk mund të fshehë më, Visho Ajazi Lika ka premtuar se SHISH nën drejtimin e tij do t'i përmbahet rreptësisht kuadrit ligjor që përcakton veprimtarinë e këtij institucioni... një saktësim i rrallë për një kurrikulum.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
32.6%
Vota total: 1692
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:56
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51
-
Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive
26 Dhjetor, 20:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor, 20:35
-
Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë
26 Dhjetor, 20:11
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor, 20:07