Shishe me imazhin e Putin, fabrika e birrës në Ukrainë prodhon 'kokteje' molotov në vend të pijes alkoolike (VIDEO)

Një fabrikë birre në qytetin perëndimor të Lvivit ka vendosur të kontribuojë në përpjekjet e luftës duke bërë kokteje molotov, në vend të pijes alkoolike. Lënda shpërthyese është futur në shishe me etiketa që shfaqin imazhet e presidentit rus Vladimir Putin.

Ata kanë disa dhjetëra kokteje molotov gati për përdorim tashmë, të vendosura mjeshtërisht në tavolina për t'i mbrojtur nga reshjet e lehta të borës.

"Ne e bëjmë këtë sepse dikush duhet. Duhej të bënim dhe të përdornim kokteje molotov atëherë”, tha pronari i fabrikës.

Ai tha se ideja erdhi nga një prej punonjësve të tij, shumë prej të cilëve morën pjesë në revolucionin e vitit 2014.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës inkurajoi qytetarët të bëjnë kokteje molotov për të mbrojtur vendin dhe postoi udhëzime në faqen e saj të internetit se si t'i bëjnë ato.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Senati konfirmon John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

SHBA/ Senati konfirmon John Ratcliffe si drejtor të CIA-s