Shishtavec, Nela: Banorëve po u
mbarojnë ushqimet të hapet rruga

Shishtavec, Nela: Banorëve po u<br />mbarojnë ushqimet të hapet rruga
KUKES- Komuna Shishtavec, 27 km larg qytetit të Kukësit ndodhet e izoluar. Prej një muaji banorët vazhdojnë të përballen me reshje të dendura bore, të cilat jo vetëm po u vështirësojnë jetesën por po prishin dhe prodhimin e patateve, i vetmi mjet jetese, më të cilën këto banorë sigurojnë të ardhurat. Kryetari i komunës Shishtavec, Dyleman Nela në një bisedë telefonike për shqiptarja.com tregon për situatën mjaft të vështirë ku po jetojnë këto 1700 famileje, 600 prej të cilave trajtohen me ndihmë ekonomike. “Situata është mjaft, mjaft e vështirë. Një dimër i tillë ka vite që nuk është parë. Shyqyr zoti nuk kemi pasur raste vdekjeje” tregon zoti Nela ndërsa bën apel për hapjen e rrugës Kukës- Shishtavec, mënyra më e mirë pë ti ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone.”

Ja biseda telefonike që “shqiptarja.com” bëri sot paradite me zotin Dyleman Nela, kryetar I komunës Shishtavec

Si është situata në komunën Shishtavec?
“Situata në Shishtavec është mjaft, mjaft e vështirë. Reshjet e borës kanë një muaj që bien të pandërprera. Trashësia e borës arrin deri në 2.5 metër dhe bora vazhdon të bjerë. Dje bëmë të mundur hapjen e rrugës deri në qendër të komunës, por fatkeqësisht ajo është bllokuar sërish nga reshjet e borës që kanë rënë gjatë gjithë natës. Nuk mund të komunikojmë as me qytetin e Kukësit as fshatrat me njëri tjetrin. Fatimirësisht nuk kemi pasur emergjenca mjekësore.
U bë një kohë shumë e gjatë që rrugët janë bllokuar dhe vihet re mungesa e produkteve bazë ushqimore në këtë komunë. Banorët janë mësuar të marrin masat, por rruga e bllokuar kaq gjatë nuk ka qëndruar asnjëherë.
Bllokimi i rrugës sjell pasojë negative sepse banorët e komunës time merren me prodhimin e patates dhe në sajë të saj nuk është shitur asnjë kv patate, dhe sot janë 6 kv patate stok, çka e bën më të vështirë jetesën e banorëve pasi të ardhurat financiare të tyre varen nga shitja e patateve.
Jemi në komunikim me fshatrat dhe Shtabin e Emergjencave në Kukës për të ndjekur situatën, por është në vitet e radha që dimri është kaq i vështirë.
Ka pasur emergjenca?
Para një jave kemi pasur dy urgjenca, dy raste me apandesit. Fatmirësisht i kemi trasnportuar nëpërmjet rrugëve të Kosovës. Komuna jonë është në kufi me Kosovën. Transportin e kemi bërë nga Kosovë, pasi rrugët drejt Kukësit janë të bllokuara dhe koha me mjegull me erë dhe me reshje bore ka bërë të pamundur lëvizjen e helikopterëve.

Po për ndihmat ushqimore, A janë furnizuar familjet e komunës me ndihma ushqimore?
Nuk jemi furnizuar. Skemi bërë kërkesë. Kërkesa jonë primare është të hapet rruga nacionale Kukës- Shishtavec. Ajo është hapur dy tre herë dhe është zënë prapë nga bora. Kamionët e ndihmave e kanë të pamundur të vijnë në Shishtavec. Transporti mund të bëhet vetëm me rrugë ajrore, por nëse bëjmë një llogari të shkurtër, do të ishte kosto më e mirë nëse do të hapet rruga sesa shpenzimet që do të duheshin për fluturimin me helicopter I cili mund të sjellë rreth 600 kg miell.

A kanë nevojë banorët për furnizimin me ushqime, apo kishin marrë masat?
Duke pasur parasysh që furnizimi me ushqime ka qenë cdo ditë edhe më i vështirë vërehet një mungesë e theksuar e produkteve ushqimore në dyqanet e vogla të fshatrave. Shtabi i emergjencave mblidhet sot në Kukës. Gjëndja është shumë e vështirë. Gjëndja cdo ditë e po keqësohet dhe parashikimi i kohës nuk është optimist, fshatrat nuk funksionojmë me njëri tjetrin. Shyqur zoti nuk kemi pasur raste vdekje.
Në komunën time janë 5800 banorë, gati 1700 familje, 600 prej tyre trajtohen me ndihma ushqimore. Bëni llogaritë ju vetë sa kanë pasur mundësi këto familje të përgatiten për këtë dimër kaq të arshpër.
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024