Shiste çokollata e karamele me kanabis kontrabandë në një dyqan në Tiranë, arrestohet punonjësi, në kërkim pronari

Shiste çokollata e karamele me kanabis kontrabandë në një dyqan në Tiranë, arrestohet punonjësi, në kërkim pronari

Sekuestrohet duhan kontrabandë dhe biskota e karamele me kanabis

TIRANË- Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi tregtonin produkte të kontrabanduara në vendin tonë me përbërje kanabisi.

Në kuadër të operacionit ‘Mix’, u arrestua Ardit Bala, 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 26 vjeç.

Gjatë kontrollit në dyqanin e shtetasit T. T., me punonjës Ardit Balën, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan, produkte të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat sipas mbishkrimit në paketim, kishin në përbërje lëndë narkotike cannabis sativa.

Policia ka sekuestruar duhan kontrabandë si dhe biskota, karamele e çokollata me kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?