Shisnin fishekzjarre dhe kapsolla në Pogradec e Devoll, nën akuzë 2 pronarët e dyqaneve, sekuestrohet malli

Shisnin fishekzjarre dhe kapsolla në Pogradec e Devoll, nën akuzë 2 pronarët e dyqaneve, sekuestrohet malli

Fishekzjarret dhe kapsollat e sekuestruara nga Policia e Korçës

Korçë- Afrimi i festave rrit edhe përpjekjet për kontrabandën dhe tregtimin ilegal të lëndëve piroteknike. 

Policia e Korçës ka goditur dy raste ditën e sotme (30 Dhjetor), ndërsa procedoi penalisht edhe 2 tregtarë që shisnin fishekzjarrë dhe kapsolla në dyqanet e tyre.

“Shërbimet e Komisariateve të Policisë Devoll dhe Pogradec, nga kontrollet e përditshme në terren, kanë konstatuar 2 dyqane ku shiteshin lëndë piroteknike. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për të dyshuarit”, tha policia vendore. 

Të proceduarit janë A. M., 56 vjeç, banues në Devoll dhe L. B., 58 vjeçe, banuese në Pogradec.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhjetëra fishekzjarrë dhe kapsolla që u gjetën në këto 2 dyqane.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Gëzhojat e të shtënave me armë zjarri gjatë sherrit masiv në Sarandë

FOTO/ Gëzhojat e të shtënave me armë zjarri gjatë sherrit masiv në Sarandë