Një grup trafikantësh që mbushnin me kokainë dhe kanabis qytetin e Gjirokastrës është shkatërruar këtë të shtunë nga policia e qytetit jugor. 10 persona janë vënë në pranga dhe 3 të tjerë janë në hetim, ndërsa nga kontrollet u është gjetur mbi 1 kilogramë kokainë.

Anëtarët e grupit janë shumica mosha shumë të reja, nga 18 deri në 35 vjeç, të cilët e shpërndanin lëndën narkotike me doza të vogla. Personat e arrestuar janë: Mihal Llavdaniti, Klajdi Rondo, Dorian Alikaj, Meteo Rondo, Alsid Cani, Armand Majko, Arben Puleri, Mikel Novi, Dëfrim Rondo dhe Xhuljano Guma.

Prokuroria gjirokastrite thotë se ka hetuar me metoda speciale, të kryer për disa muaj, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Kjo ishte faza e katërt e operacionit policor të koduar “Andromeda”, që u krye nga forcat “Shqiponja”

Gjatë kontrollit në shtëpinë e 35-vjeçarit Alsid Cani iu gjetën 1 armë gjahu, 1 pistoletë sportive, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe disa fishekë gjuetie, të cilat i posedonte pa leje. Në banesën e Arben Pulerit u gjet lëndë narkotike Cannabis, si dhe 3970 paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me pullën fiskale. Dorian Alikajt, 30 vjeç iu gjet thuajse e gjithë sasia e kokainës e sekuestrua.

Ndërkaq, të arrestuarve të tjerë, gjatë kontrolleve të banesave, iu gjetën doza të vogla kokaine dhe kanabisi, 2 palë targa, 1 aparat metal-kërkues, si dhe 4850 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.

Tre persona të tjerë janë në hetim në gjendje të lirë, një 44-vjeçar pasi iu gjet kokainë gjatë kontrollit fizik, një 50-vjeçar për moskallëzim krimi dhe një 58 vjeçar nga Lazarati që iu gjetën gjetën disa fishekë gjuetie.

Policia e Gjirokastrës gjatë operacionit ka kryer 8 arrestime dhe 2 ndalime. Në pranga në flagrancë u vunë Mihal Llavdaniti, Klajdi Rondo, Dorian Alikaj, Meteo Rondo, Alsid Cani, Armand Majko dhe Arben Puleri.

Të ndaluar, ende pa iu njoftuar arresti janë Dëfrim Rondo 55 vjeç dhe Xhuljano Guma 22 vjeç, të gjithë nën akuzë për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Të arrestuarit: 
1. Mihal Llavdaniti, 18 vjeç
2. Klajdi Rondo, 23 vjeç
3. Dorian Alikaj, 30 vjeç
4. Meteo Rondo, 20 vjeç
5. Alsid Cani, 35 vjeç
6. Armand Majko, 21 vjeç
7. Arben Puleri, 52 vjeç
8. Mikel Novi, 30 vjeç (kapur në datën 26.11.2025)
Të ndaluar
Dëfrim Rondo, 55 vjeç
Xhuljano Guma, 22 vjeç

 

Xh.K/A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?