Një 24-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për shpërndarje të kanabisit në zona të ndryshme të Dimalit në Berat.

Në pranga përfundoi  Fredi Merkaj, 24 vjeç, ndërsa në  hetim shoku i tij  proceduar Hekuran Merkaj, 29 vjeç.

Dy shtetasit shpërndanin lëndë narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit fizik   dhe kontrollit në banesat e tyre u gjetën një sasi kanabis e ndarë në doza (me qese farmaceutike), gati për shitje.    

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.