Shisnin kanabis në qytetin e Durrësit, pranga dy të rinjve

DURRËS- Dy të rinj janë arrestuar në Durrës, pasi shisnin kanabis në zona të ndryshme të qytetit. Gjatë kontrollit të ushtruar nga blutë, 35-vjeçarit dhe 19-vjeçarit të arrestuar iu gjetën disa doza kanabisi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu policia sekuestroi edhe tre telefona celular dhe një automjet me të cilin po lëviznin të rinjtë.

“Kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogës në doza në një lagje të qytetit të Durrësit, arrestohen në flagrancë dy autorët e dyshuar. Sekuestrohen dhjetëra doza  të dyshuara lëndë narkotike kanabis, tre telefona celular dhe një automjet.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në  inteligjencën policore, në kuadër të operacionit policor të koduar "Zona",  arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. M., 33 vjeç, Xh. D., 19 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13 Durrës. Shërbimet e Policisë i lokalizuan në lagjen nr. 13, dy shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit të tyre ju gjetën dhjetëra doza me  lëndë të  dyshuar narkotike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

SI.E./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet