Shisnin kanabis pranë shkollave në Shëngjin, 2 të arrestuar, nën hetim dhe 2 të mitur

Dy të rinj janë vënë në pranga të policisë në Lezhë, pasi shisnin drogë afër shkollave në Shëngjin. Në kuadër të operacionit ‘Tempullit’ u arrestuar Pietro Gega dhe Alfredo Daja të dy banues në Shëngjin, si dhe janë vënë në hetim dy të mitur.

‘Si rezultat, në Shëngjin, janë kapur në flagrancë shtetasit P. G. dhe A. D., të cilëve gjatë kontrollit fizik iu janë gjetur doza të lëndës narkotike kanabis gati për shitje dhe mjete që përdoren për përgatitjen e dozave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.     

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit P. G., 24 vjeç dhe A. D., 21 vjeç, të dy banues në Shëngjin. Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur që dyshohet se janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.   

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shisnin dozat e lëndës narkotike, në afërsi të shkollave të Shëngjinit.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë