Durrës/ Shisnin kokainë afër shkollave në Kavajë, caktohen masat e sigurisë për 13 personat e arrestuar
Pamje nga operacioni 'Winter'
DURRËS-Është zhvilluar sot (26 shkurt) me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave seanca gjyqësore për të përcaktuar masat e sigurisë në ngarkim të 13 personave nga qyteti i Kavajës, të cilët u akuzuan për shpërndarje të lëndëve narkotike pranë shkollave.
Nga gjyqtarja Suela Xhani u vendos: Vleftësimi i paligjshëm i ndalimit për personin në hetim Arben Xhihani, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal. Caktimi i masës së sigurimit ndaj personit nën hetim Arben Xhihani, atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
Vleftësimi i paligjshëm i ndalimit për personin në hetim Kujtim Veizi, i i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal. Caktimi i masës së sigurimit ndaj personit nën hetim Kujtim Veizi atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin në hetim E. D., i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike.
Gjatë operacionit të koduar 'Winter', i cili nisi më 23 shkurt 2025 të paktën 15 persona u identifikuan, nga të cilët 13 prej tyre u arrestuan, 1 u vendos nën akuzë dhe një tjetër u shpall në kërkim. U sekuestruan dhe qindra doza kokaine dhe kanabisi, pajisje për presimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza dhe shuma parash. Hetimet janë kryer me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të një procedimi për veprën penale "prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Një prej të arrestuarve, Arben Xhihani, figuron person me precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2016 ai u akuzua se plagosi me pistoletë 'Zastava' në këmbë një person, pas sherrit në ambientet e një palestre në Kavajë.
Të arrestuarit e operacionit:
-Rudi Dimni, 29 vjeç, banues në Kavajë
-Elion Danai, 22 vjeç, banues në Kavajë
-Rexhep Lushka, 25 vjeç, banues në Kavajë
-Ramazan Kola, 19 vjeç, banues në Kavajë
-Alesio Shaba, 23 vjeç, banues në Kavajë
-Rei Shaba, 21 vjeç, banues në Kavajë
-Endri Meçja, 29 vjeç, banues në Kavajë
-Besnik Belba, 33 vjeç, banues në Kavajë
-Serxho Abazi, 25 vjeç, banues në Kavajë
-Kujtim Veizi, 52 vjeç, banues në Kavajë
-Bardhyl Dumullaku, 50 vjeç, banues në fshatin Synej
-Arben Xhihani, 38 vjeç, banues në Kavajë
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
72.1%
-
Jo
23.5%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Kapet kokainë me vlerë rreth 6 mln euro në Portin e Pireut, erdhi nga Ekuadori! Ngarkesa e ndarë në dy pjesë, 2 qentë antidrogë i bëjnë ‘gjëmën’ karteleve të drogës
27 Mars, 18:06
-
FOTOLAJM/ Qielli mbulohet nga ylberi shumëngjyrësh, ja pamjet spektakolare nga Porti i Durrësit
27 Mars, 17:02
-
Procesi 'Black Eagle' në Belgjikë, dëshmon biznesmeni nga Shqipëria: Nuk kisha dijeni që babai im ishte në kërkim
27 Mars, 14:13
-
U konfliktua me një person dhe kundërshtoi policinë, arrestohet 33-vjeçari në Durrës! I gjendet edhe një thikë
27 Mars, 14:11
-
Në hotel me 40-vjeçarin, 15-vjeçarja thith kokainë, shoqja e filmon! Report Tv zbardh detaje të ngjarjes së rëndë! Gjykata lë në burg Rinald Rakipajn
27 Mars, 12:18
-
Në makinë me armë me silenciator dhe benzinë, 2 të arrestuar në Shkodër (EMRAT)
27 Mars, 12:15
-
Durrës/ Lejoi të merrej nafta kontrabandë nga anija e sekuestruar në Porto Romano, Apeli i GJKKO lë në burg policin
27 Mars, 12:13
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit Arben Sharra
26 Mars, 22:00
-
Durrës/ Tentuan të fusnin 50 mijë euro mall kontrabandë, në pranga 2 shoferët e autobusit (EMRAT)
26 Mars, 13:27
-
Me shpejtësi 'skëterrë', 22-vjeçarja në Durrës përplaset me një mjet të parkuar dhe përfundon në trotuar! Report Tv siguron momentin e aksidentit
26 Mars, 08:34
-
Shiste kokainë mes Zvicrës dhe Italisë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Bellizona! Në pranga dhe ortaku zviceran që e kishte strehuar
25 Mars, 19:59
-
Itali/ Hedh nga dritarja e makinës kokainën që të mos e kapnin karabinierët, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Perugia
24 Mars, 19:28