Dy të rinj,kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës.
27 dhe 31-vjeçari u kapën në afërsi të një beach bar-i në Dhërmi, me doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe kanabis me qëllim shitjen.
Si provë materiale blutë sekuestruan, 150 doza kokaine dhe kanabisi si dhe një automjet.
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në Dhërmi, finalizoi operacionin e koduar “Ruloti”.
Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: F. B., 31 vjeç, banues në Fier dhe E. K., 27 vjeç, banues në Vlorë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në afërsi të një beach bar-i, në fshatin Dhërmi, me doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, që i posedonin me qëllim shitjen.
Në vijim, gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit F. B. dhe në rulotin ku ai qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza të tjera të lëndëve narkotike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 150 doza Kokaine dhe Cannabisi dhe automjeti i 31-vjeçarit”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento