Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë 3 të rinjtë Renato Leci, 21 vjeç dhe Elvis Leci, 19 vjeç (kushërinj), të dy banues në Arapaj, Durrës, si dhe shtetasin Endri Mezhika, 22 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës.
Të rinjtë shisnin kokainë në zonën e plazhit. Për pasojë janë sekuestruar një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza, një peshore elektronike dhe 3 celularë.
Lajmi në përditësim...