SARANDË- Biznesin që kishte marrë me qira, efektivi 24-vjeçar i policisë e kishte kthyer në një ambient për të shkelur ligjin. I ‘zhveshur’ nga uniforma, në rolin e biznesmenit, Redion Bello nga fshati Bajkaj i Delvinës, e kishte kthyer pazar droge, lokalin e tij ndërtuar mbi det në qytetin e Sarandës, “Secret Beach”.
Në fakt, sekretin e veprimtarisë së paligjshme brenda biznesit, e zbuluan kolegë të tij, Forcat Operacionale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ndërhynë mbrëmjen e së dielës në lokalin e plazhit duke arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë kufitare të Sarandës. Operacionin e koduan “Last Sunday” (E diela e fundit) – si për të ironizuar fundjavën e fundit me drogë të policit Bello, tashmë në pranga.
Sipas policisë, lokali i plazhit i ndërtuar me dru dhe me hapësirë mbi det edhe për shezlongje, ishte marrë thjesht për të kamufluar veprimtarinë -antiligjore të shpërndarjes së kanabisit.
Në këtë veprimtari, polici bashkëpunonte me një 23-vjeçar, Sejdi Vocka, i cili u arrestua bashkë me të, në ambientet e lokalit.
Policia sekuestroi rreth 100 doza kanabisi, një automjet, 555 euro, 20 paund dhe 20.000 lek.
Të dy do të hetohen nga prokuroria e Sarandës për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje, prodhim pa leje e armëve dhe municionit”. Vepra e dytë i referohet bashkëpunëtorit të tij, djalit të mbushur me bluzë blu, të cilit iu gjet një pistoletë tip TT pa leje dhe fishekë.
Zv ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka komentuar arrestimin e policit të AMP-së në Sarandë i cili shpërndante drogë në një lokal që e kishte marrë me qira në Sarandë.
“Vijon procesi i vetë-pastrimit në Policisë së Shtetit.
Rasti më i fundit i arrestimit dhe vendosjes përpara përgjegjësisë penale të një oficeri të Policisë së Shtetit në Sarandë, i dyshuar për veprimtarinë e paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, krahas operacionit të pak ditëve më parë në Durrës, janë vetëm 2 prej 14 rasteve të paligjshmërisë dhe njollës së turpit të evidentuara në tre javët e fundit nga një proces vetëpastrimi i radhëve të Policisë, i cili ka hyrë në një fazë të re, pa kthim pas!
Punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare apo dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm do të vijojnë të përballen, pa dallim dhe #zero kompromis me ashpërsinë e ligjit dhe vendosmërinë e qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për ta rritur në një tjetër nivel sundimin e shtetit të së drejtës dhe besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit.
Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese në këtë drejtim është kritike, rritja e besimit dhe bashkëpunimi me qytetarët shqiptarë është busulla jonë orientuese për një Shqipëri më të sigurt dhe të qetë falë punës dhe përkushtimit të gardianëve të ndershëm dhe profesionistë ligjit.
Falenderojmë të gjithë ata qytetarë të cilët kanë raportuar apo ndarë me ne ankesat e tyre për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit. Ndonëse ky muaj nuk ka përfunduar akoma, rezultatet e mësipërme domethënëse si dhe shume raste të tjera të punonjësve të policisë të përjashtuar për shkelje të normave etike nuk do të ishin arritur pa besimin dhe bashkëpunimin e publikut.”- tha Lamallari.
Personi që shihni në foto është Redion Bello, 24-vjeçari i arrestuar nga AMP për shpërndarje droge në një lokal që e kishte marrë me qira në Sarandë. Redion Bello shpërndante kanabis me mikun e tij Sejdi Vocka.
Fale postit ne polici e dinte dhe ku te gjente mall dhe me ke te kontaktonte,por duket qe nuk kishte gjetur akoma /mik/ qe t'a paralajmeronte kur t'i vinin per kontroll.
PërgjigjuCfare vetepastimi thoni kur kete djale e keni futur ju ne pune me statistikat 0 dhe pa asnje kontroll se cfare po merrni.E keni mbushur policine e Shtetit me keto lloje njerezish dhe tjeret qe nuk durojne po japin doreheqje.Po detyroni njerezit me te mire te largohen nga cdo lloj posti.Pse nuk beni publike sa punonjes policie jane dorehequr prej arrogances se ketij pushteti 30 vjecar.Mbroni policat dhe lerini showrat,hajduta 30 vjecaresa
PërgjigjuLini cunat te punojne sepse po i ndaluat tregtine do humbasim gjysmen e turisteve.
PërgjigjuNuk ngeli fshatar pa u bere polic
PërgjigjuJanë organizatë kriminale në 95% të tyre.