Shiste cigare të markave të shtrenjta pa pullë fiskale në kazino e lokale në Tiranë, arrestohet 'qerosi'! Nën hetim edhe dy persona të tjerë

Shiste cigare të markave të shtrenjta pa pullë fiskale në kazino e lokale në Tiranë, arrestohet 'qerosi'! Nën hetim edhe dy persona të tjerë

Paketat me cigare të sekuestruara

Një person ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet se shiste paketa të markave të shtrenjta pa pullë fiskale në kazino e lokale në Tiranë.

Mësohet se në pranga ka rënë Besnik Gërmenji, 40 vjeç nga Tirana, me pseudonimin 'qerosi', ndërsa po hetohen në gjendje të lirë edhe dy perona të tjerë, D. G., 30 vjeçe, dhe P. M., 64 vjeç.

Gërmenji pasi siguronte cigare kontrabanë, i shiste ato në pika të ndryshme dhe transportin e tyre, e kryente shtetasja D. G.

Gjatë kontrollit të banesës së Gërmenjit u gjetën dhe sekuestruan 200 steka me cigare të llojeve të ndryshme. Ai akuzohet për veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore të akcizës", "Tregtimi dhe tansportimi i mallrave që janë kontrabandë", "Ruajtja apo depozimi i mallrave kontrabandë", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale", i dënuar më parë po për këto vepra penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tabago: 19/02/2022 16:59

    Ky paskërka furnizuar edhe drejtorët e policisë se edhe ata kështu si kjo lloj paketë i pijnë....

    Përgjigju
  • Mero baze: 19/02/2022 14:54

    Po keta me cigare kapin se ata qe vjedhin miliona jane ministra.O Mero baze ku je?apo fajin e ka saliu?

    Përgjigju
  • Beni: 19/02/2022 12:17

    Ja qeveria e kapi evazionin fiskal.E shikoni apo jo si lufton shteti.Ky robi qe shiste paketa e ka bo evazionin ne Shqipni duke shit paketa/O zot ku jetojme.Qeveritaret po pellcasin nga vjedhjet disa vjecare qe kane bere,te gjithe,asnjeri nuk arrestohet,ndersa ky shitesi i paketave rrugeve prangoset.Turp.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?