SARANDË- Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur me kokainë në makinë. I riu, Xhulian Halili, dyshohet se shiste drogë në lokalet e natës në Sarandë.
Ai është ndaluar në aksin rrugor Skërficë-Sarandë dhe në automjet iu gjetën 207 gramë kokainë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, të mbështetura dhe nga inteligjenca operative, kanë organizuar operacionin policor të koduar "Nexus".
![]()
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Xhulian Halili, 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në aksin rrugor Skërficë-Sarandë, shtetasin e lartpërmendur, të cilit gjatë kontrollit në automjetin e tij i gjetën 207 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, dyshohet se e ndante dhe e shiste lëndën narkotike në doza, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës”, njofton policia.
Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Komente

