Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shitje të lëndëve narkotike në Vlorë.
I ri u kap në lagjen “Pavarësia”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
“Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës dhe kanë arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin: -S. K., 22 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Pavarësia”, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas e posedonte lëndën narkotike, me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










