Vlorë-  Një 35-vjeçar është arrestuar nga Forcat “Shqiponja” për shitje kanabisi në doza në qytetin bregdetar të Vlorës.

I riu u kap teksa po lëvizte me një makinë tip ‘Smart’.

Lënda narkotike e gjetur në makinë dhe në banesën e 35-vjeçarit u sekuestruan si provë materiale.

“Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe bazuar në informacionet e siguruara, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” arrestuan në flagrancë shtetasin F. C., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj automjetit tip Smart që drejtohej prej tij, si dhe gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.