TIRANË- Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. 25-vjeçari dyshohet se e siguronte kanabisin në zonën e Krujës dhe më pas e shiste atë në doza. Policia po ashtu ka sekuestruar 3.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar për 25-vjeçarin Fisnik Beqja, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se 25-vjeçari, pasi siguronte në Krujë, lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis, e shpërndante më pas në doza, në zona të ndryshme të Tiranës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.