Tiranë-Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se shiste kanabis sativa në zona të ndryshme të Tiranës.

I riu me incialet A. Gj., akuzohet për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".   

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 232 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, gati për shitje. 

Operacioni u kodua "Stacioni".        

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.