Shiste kokainë me "vizë turistike" në Itali, në pranga 31-vjeçari shqiptar

Shiste kokainë me

Foto ilustruese

Një 31-vjeçar shqiptar u arrestua në Itali pasi shiste kokainë. 

Ai dispononte vizë turistike për në Itali, por mesa duket kishte motive të tjera pse qëndronte atje. Policia italiane bën me dije se shqiptari trafikonte droge në qytetet Rimini dhe Riçione të Italisë. 

Tregtia e kokainës ishte një biznes shumë fitimprurës për shqiptarin, deri të martën e kaluar, raportojnë mediat italiane, kur u kap në flagrancë nga policia italiane ndërsa ishte rrugës për të takuar një klient.

Nën dyshimin se mund të kishte drogë me vete, efektivët e policisë lokale e kontrolluan dhe i gjeten gjysmë gram kokainë, gjë që i bëri të hetojnë më thellë.

Pjesa tjetër e drogës ishte në fakt në dhomën që shqiptari kishte marrë me qira në Misano, ku agjentët e Rimini dhe e qeni antidrogë i çoi menjëherë te dollapi në të cilin ishte sistemuar me kujdes droga që ishte gati për të dalë në treg.

Të fshehura në një kuti kishte doza të ndryshme kokaine me një peshë totale prej 100 gramë. Gjithashtu, 50 gramë të tjera ishin fshehur në këllëf të jastëkut.31-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në paraburgim, ndërsa paraditen e djeshme gjyqtari e dënoi shqiptarin (i cili kishte pas vetes një varg të gjatë precedentësh për lloje të ndryshme krimesh, përfshi dhunë seksuale në grup, që daton në vitin 2014 dhe e kryer në provincën e Ankonës) me 4 vjet burgim.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot