Fier - Policia ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë një 26-vjeçar i identifikuar si Yzeir Elmazaj.
I riu i cili posedonte lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në këtë qytet tentoi të arratisej gjatë operacionit të policisë.
Blutë sekusestruan si provë materiale lëndën narkotike, 1 automjet dhe 3 celularë.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin Y. E., 26 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit që shtetasi Y. E. drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi prej 81 gramësh lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilën ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen.
Shtetasi Y. E. ka tentuar t’u ikë punonjësve të Policisë, por është neutralizuar dhe më pas vënë në pranga. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, 1 automjet dhe 3 celularë”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Komente









