Operacioni “Basti i Fundit” në Kavajë ka vënë nën pranga Erti Kadiun, pronarin e një pike llotoje. 31 vjeçari lloton e tij e përdorte edhe për shitjen e kokainës. Në momentin e ndërhyrjes, Erti Kadiut i janë gjetur 21 doza kokaine, gjatë kohës kur po luhej ndeshja Angli-Kroaci.
Pikërisht ky moment është shfrytëzuar nga oficerët e policisë për të ndërhyrë në flagrancë. Gjithashtu uniformat blu kanë gjetur edhe 4 kompjutera për lojëra fati pa leje, si dhe 69 fishekë. Erti Kadiu akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikës, mbajtje e municioneve luftarake si dhe për “organizim i lojërave të palejuara”. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 4 kompjuterë lojërash fati
- 21 doza lënde narkotike e dyshuar kokainë
- 45 fishekë model 56
- 15 fishekë model “Parabelium”
- 9 fishekë model 54
- një sasi në lekë dhe dollarë
- peshore elektronike
- 6 aparate celularë
- mjeti tip “Ford”
Kokaina e sekuestruar në Kavajë
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij personi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa dokumente shtetërore të dyshuara të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të personit të lartpërmendur për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak.
Kokaina e sekuestruar në Kavajë