VLORË- Një 29-vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës, ndërsa shishet kokainë. Bëhet fjalë për të riun, Vasil Fisti, të cilit gjatë kontrollit që i është ushtruar në banesë i janë gjetur doza kokaine gati për shitje.
“Pas një hetimi të kryer bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë kanë finalizuar operacionin e koduar “Parts 35”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi Vasil Fisti, 29 vjeç, banues në Fushë Dukat.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe dhjetëra doza të kësaj lënde, gati për shitje”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.