Shiste mallra të futura kontrabandë në vendin tonë, arrestohet 39-vjeçari në Durrës! I sekuestrohen 74 aparate celulare, veshje e aksesorë

DURRËS- Një 39-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pasi tregtonte mallra të sjella kontrabandë në vendin tonë.

Pas arrestimit nga policia janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mallrat e ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar.

39 vjeçari i arrestuar banues në Durrës, akuzohet për veprat penale "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

G.MO/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin

Këngëtarja Parashqevi Simaku komunikon me djalin dhe ish-bashkëshortin